Degjoni: Shërbimi i Toksikologjisë në gatishmëri të plotë, pa mungesa në barna dhe materiale

Në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Konsumit të Lëndëve Narkotike, Shërbimi i Toksikologjisë dhe Adiktologjisë Klinike në QSUT përcolli mesazhin se janë marrë të gjitha masat për përballimin e sezonit veror


Në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Konsumit të Lëndëve Narkotike, Shërbimi i Toksikologjisë dhe Adiktologjisë Klinike në QSUT përcolli mesazhin se janë marrë të gjitha masat për përballimin e sezonit veror, një periudhë gjatë së cilës, sipas statistikave të shërbimit, shënohet një rritje e ndjeshme e rasteve të intoksikacioneve nga pickimet, konsumimi i alkoolit dhe përdorimi i lëndëve psikoaktive.

Drejtoresha e QSUT, Rudina Degjoni gjatë një vizite në Shërbimin e Toksikologjisë, u shpreh se problematikat e konsumimit të lëndëve narkotike janë një problematikë ndërkombëtare, por ne duhet të jemi në gatishmëri të plotë dhe për këtë arsye, ajo i kërkoi më shumë informacion dr. Andrin Tahirit mbi marrjen e masave, antidotet në dispozicion, pritshmërinë e rasteve, protokollet që ndiqen etj.

Dr. Tahiri tha se, shërbimi i toksikologjisë është shërbim unik në nivel kombëtar, terciar, që jep asistencë mjekësore të mirëfilltë, si për helmimet akute, ekspozimet, ashtu edhe për problematikat e drogës.

“Periudha e verës është periudhë që ne gjithmonë përballemi me urgjenca të mëdha, qoftë biologjike, që janë helmimet nga pickimet prej insekteve, kafshimet nga gjarpri, merimangat, helmimet ushqimore dhe problematikat e drogave. Duke qenë periudhë vere, të rinjtë festojnë, sepse kanë kohë më shumë dhe tentojnë të eksperimentojnë dhe abuzojnë me drogat”, u shpreh shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, Andrin Tahiri.

Doktori tha se shërbimi që ofrohet në Shërbimin e Toksikologjisë është shërbim në gatishmëri të plotë me një staf të mrekullueshëm që punon pa ndalesë 24 orë, gjatë gjithë javës.

Ajo çka është më e rëndësishme është se asistenca mjekësore mbështetet me antidotet, për të cilat mjeku thotë se janë pak, por janë jetëshpëtuese, si për shembull antidote për kafshimet nga merimanga e zezë dhe ato për kafshimet nga gjarpri.

Shërbimi i Toksikologjisë dhe Adiktologjisë Klinike në QSUT është një shërbim i pajisur me 20 shtretër.

Drejtoresha e QSUT, Rudina Degjoni tha se ky shërbim është në gatishmëri të plotë për të pritur një sezon turistik jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për turistët të cilët e rrisin shfrytëzimin e shtretërve, megjithatë gatishmëria është 24/7, pa asnjë lloj mungese në barna dhe në materiale.

Burimi ATSH

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…