Balla takon Hollande: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kuvend ish-presidentin e Francës, François Hollande.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kuvend ish-presidentin e Francës, François Hollande.

Gjatë takimit, Balla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Shqipërisë në procese kyçe, duke theksuar se vendi ynë po avancon me ritme të shpejta drejt objektivit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Balla nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit, së bashku me Malin e Zi, si dy vendet më të avancuara të këtij raundi zgjerimi të BE-së.

Pjesë e bisedës ishte edhe zhvillimi i protestave dhe ndikimi i tyre në demokraci, duke sjellë në vëmendje përvojën franceze gjatë mandatit të Hollande me lëvizjen Nuit Debout.

“Gjatë mandatit të Presidentit Hollande, Franca u përball shpesh herë me protesta dhe biseduam gjatë takimit mbi protestat e iniciuara nga lëvizja Nuit Debout “Natë në këmbë” kundër elitave politike apo mënyrës së funksionimit të demokracisë franceze. Çështjet apo kauzat e protestave mund të jenë të drejta, por ato duhet të ndiqen në rrugë institucionale, ndërkohë që gjithmonë ndodh, si edhe në Francë, që protestat të përdoren nga aktorë të huaj, jo-miqësorë, për qëllimet e tyre”, shkruan Balla.

Në përfundim, Balla shprehu mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në fusha të ndryshme.

Burimi ATSH

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…