Sezoni turistik, Ziu: 1600 efektivë të angazhuar, stacione policore provizore në disa zona

Nga bregdeti në akset kryesore kombëtare, strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë sezonit veror për të siguruar rendin dhe për të parandaluar incidentet.


Nga bregdeti në akset kryesore kombëtare, strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë sezonit veror për të siguruar rendin dhe për të parandaluar incidentet.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, deklaroi sot se në terren do të jenë të paktën 1600 efektivë shtesë nga disa struktura.

“Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku 1600 efektivë do të jenë në terren. Këta policë janë marrë nga Forcat e Shqiponjave, Policia Rrugore, Forcat Operacionale dhe të Sigurisë Kombëtare” tha ai pwr ABC News.

Në disa nga zonat që mund të konsiderohen më problematike do të ketë prani të shtuar të efektivëve, por edhe stacione provizore policie.

“Zonat që ne i cilësojmë me njollë të zezë dhe problematike janë aksi në drejtim të Lezhës dhe plazheve të Shëngjinit dhe Tales, rruga në drejtim të Vlorës dhe plazhet e Himarës dhe Sarandës, rruga Durrës-Golem dhe Lushnjë-Fier. Përveç pranisë së shtuar të efektivëve të policisë, do të ngrihen edhe disa stacione provizore të policisë në Valbonë, Theth, Koman, Tale, Gjirin e Lalzit dhe Ksamil. Këtu i referohemi edhe turizmit malor, jo vetëm atij bregdetar” u shpreh Ziu.

Për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe pa probleme për pushuesit, policia shqiptare do të bashkëpunojë edhe me strukturat homologe në vendet fqinje.

“Bashkëpunimi policor ndërkombëtar për verën do të jetë me Kosovën, Malin e Zi, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut. Punonjës të Policisë së Shtetit dërgohen për shërbime të përbashkëta patrullimi, ndërsa edhe nga këto shtete ka njësi policore që vijnë në vendin tonë” tha ai.

Gjatë gjithë sezonit turistik, radarët dhe mjetet e teknologjisë së fundit do të jenë në rrugë për të monitoruar lëvizjen dhe trafikun e mjeteve, për të parandaluar shkeljet e Kodit Rrugor që bëhen shkak për aksidente.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në vëmendjen e “Travel + Leisure”, turizëm dhe qëndrim pa vizë për amerikanët deri në 12 muaj

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të huaj, falë pasurive të saj natyrore, bregdetit, trashëgimisë kulturore dhe ofertës turistike…