Sezoni turistik në Pogradec, bashkia: Më shumë hapësira publike për pushuesit

Bashkia e Pogradecit reagoi sot ndaj pretendimeve se në vijën ranore të liqenit nuk janë lënë hapësira të mjaftueshme për plazhe publike dhe se këto sipërfaqe po u jepen subjekteve private.


Bashkia e Pogradecit reagoi sot ndaj pretendimeve se në vijën ranore të liqenit nuk janë lënë hapësira të mjaftueshme për plazhe publike dhe se këto sipërfaqe po u jepen subjekteve private.

Në një postim në rrjetet sociale, bashkia Pogradec thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Nuk është aspak e saktë që hapësirat e plazhit publik janë cunguar apo tjetërsuar për të favorizuar subjektet private. Përkundrazi, Bashkia Pogradec ka punuar vazhdimisht, veçanërisht gjatë katër viteve të fundit, për rritjen e sipërfaqeve publike në dispozicion të qytetarëve dhe pushuesve. Ky nuk është thjesht një deklarim publik, por një fakt i verifikueshëm në terren dhe në dokumentacionin përkatës. Vetëm në segmentin e plazhit ranor nga Hotel ‘Enkelana’ deri tek banjat publike janë parashikuar gjithsej pesë hapësira publike, të cilat janë të evidentuara në hartën përkatëse”.

“Nga një gjatësi totale prej 185 metrash linearë plazh (nga lodrat deri tek banjat publike) segmenti ndahet si më poshtë: 92,5 metra linearë plazh publik; 82,5 metra linearë plazh privat; 10 metra linearë hapësirë e dedikuar për varkat me pedalina. Pra, siç tregojnë qartë shifrat, sipërfaqja publike është më e madhe se ajo private, edhe pse bëhet fjalë për një nga zonat më të kërkuara nga operatorët turistikë gjatë sezonit veror”, sqaroi bashkia.

Bashkia Pogradec dhe strukturat përgjegjëse për administrimin e plazheve kanë qenë dhe mbeten të gatshme për të asistuar çdo subjekt në procedurat e aplikimit për leje shfrytëzimi, gjithmonë duke respektuar parimin themelor të mbrojtjes së hapësirave publike dhe të interesit të qytetarëve.

Për këtë arsye, Bashkia Pogradec theksoi se “deklaratat e nxituara dhe të pabazuara mbi administrimin e plazheve nuk i shërbejnë zhvillimit të turizmit në qytet dhe as interesit të bizneseve që operojnë gjatë sezonit turistik. D️uhet theksuar se përveç hapësirave publike të sipërpërmendura, në pjesën tjetër të plazhit ranor pranë zonës së njohur si “Konti” funksionojnë edhe të paktën 3 plazhe të tjera publike. Po ashtu, plazhi “Uçkave” është tërësisht publik, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e vijës ranore në drejtim të Drilonit mbetet e lirë për përdorim nga qytetarët dhe vizitorët”.

Bashkia Pogradec ka qenë ndër bashkitë e para që ka ofruar çadra falas në plazhet publike, ka krijuar infrastrukturë të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara dhe ka investuar vazhdimisht për përmirësimin e kushteve të pushimit për të gjithë.

“Raporti mes hapësirave publike dhe atyre private është përmbysur në favor të publikut. Kjo është një arritje konkrete, e cila shihet çdo ditë nga qytetarët dhe mijëra pushues që zgjedhin Pogradecin si destinacionin e tyre turistik”, tha bashkia Pogradec.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…