Kroçiera “Seabourn Quest” me 465 turistë viziton Sarandën

Kroçera “Seabourn Quest” me 465 turistë mbërriti sot në portin e Sarandës.


Kroçera “Seabourn Quest” me 465 turistë mbërriti sot në portin e Sarandës.

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj tha për ATSH-në se kroçiera u ankorua në orën 08:00 të mëngjesit nga Brindizi, Itali.

“Me kroçierën “Seabourn Quest” kanë ardhur 465 turistë nga shumë vende të botës si: nga Australia, Bosnja, Belgjika, Gjermania, Kanadaja, India deri edhe nga Singapori. Pas zbarkimit, vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë destinacione të ndryshme turistike në afërsi të Sarandës, duke u njohur me bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe historike të zonës”, shtoi ai.

Sipas tij, vizitat do të përfshijnë disa nga pikat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, të cilat vazhdojnë të zgjojnë interesin e turistëve ndërkombëtarë.

“Konkretisht turistët do të njihen me bukuritë natyrore dhe historike të zonës, duke përfshirë Butrintin, Syrin e Kaltër dhe rivierën e jugut”, tha Malaj.
Kroçera do të qëndrojë në Sarandë deri në orët e pasdites, për të vijuar më pas udhëtimin drejt destinacionit të radhës në Greqi, në Zakynthos.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.