Universiteti i Tiranës dhe ai “Nënë Tereza” në Shkup, programe të përbashkëta studimore dhe kërkimore

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup (Maqedoni e Veriut) dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke vendosur themele të reja për partneritet akademik ndërinstitucional.


Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup (Maqedoni e Veriut) dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke vendosur themele të reja për partneritet akademik ndërinstitucional.

Memorandumi u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha dhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, ndërsa në ceremoni morën pjesë edhe prof. dr. Bekim Fetaji, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe përfaqësues të Parlamentit Studentor, duke dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së studentëve në proceset e bashkëpunimit akademik.

Memorandumi synon zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore dhe kërkimore, organizimin e konferencave shkencore, shkëmbimin e përvojave akademike dhe realizimin e projekteve me interes të ndërsjellë për të dy institucionet.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike mes universiteteve shqiptare në rajon dhe promovimit të cilësisë, inovacionit dhe ekselencës në arsimin e lartë.

Universiteti i Tiranës shpreh një vlerësim të veçantë për ambasadorin Denion Meidani, pasi përmes angazhimit të tij të drejtpërdrejtë dhe ndërmjetësimit efektiv, u bë i mundur nënshkrimi i këtij Memorandumi, duke vendosur një bazë të qëndrueshme për bashkëpunim ndërinstitucional.

UT thekson se “ky zhvillim nuk përfaqëson vetëm një akt formal, por një hap strategjik drejt ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike dhe shkencore ndërmjet dy vendeve. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, krijohen premisa konkrete për zgjerimin e projekteve të përbashkëta, mobilitetin akademik dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”.

UT e vlerëson këtë kontribut si thelbësor për forcimin e bashkëpunimit universitar rajonal dhe ndërkombëtar, veçanërisht mes institucioneve universitare shqiptare.

Burimi ATSH

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…