Hoxha në Bullgari: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për sigurinë e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bullgari ishte i ftuar nga ECFR (Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë) për të diskutuar rreth perspektivës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bullgari ishte i ftuar nga ECFR (Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë) për të diskutuar rreth perspektivës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor.

Diskutimi u përqendrua tek rëndësia që ka marrë procesi i zgjerimit të BE-së dhe te vendi që zë Ballkani Perëndimor në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më kompleks dhe në ndryshim të shpejtë.

Ministri ndau perspektivën e Shqipërisë mbi mundësitë dhe përgjegjësitë që sjell kjo fazë e re e procesit të zgjerimit, si edhe mbi progresin domethënës që vendi ynë ka arritur në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Në kontekstin e sotëm strategjik, zgjerimi nuk shihet më vetëm si një politikë transformimi. Ai është shndërruar në një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të BE-së”, u shpreh ministri Hoxha, gjatë panelit të diskutimit.

“Zhvillimet e viteve të fundit e kanë bërë të qartë se një Evropë më e fortë, më e bashkuar dhe më e aftë për t’u përballur me sfidat gjeopolitike nuk mund të realizohet plotësisht pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Ndër të tjera theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, i cili po hyn në fazën e tij më vendimtare dhe më përcaktuese, është shumë më tepër sesa një objektiv i politikës së jashtme.

Duke e cilësuar atë si një aspiratë kombëtare që gëzon mbështetje të gjerë dhe të qëndrueshme në të gjithë spektrin politik dhe në mbarë shoqërinë shqiptare.

“I udhëhequr nga një agjendë ambicioze reformash dhe nga një angazhim i palëkundur për të prodhuar rezultate konkrete, rrugëtimi ynë evropian pasqyron, jo vetëm transformimin e institucioneve, por edhe një zgjedhje të qartë kombëtare dhe shoqërore për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, vuri në dukje ministri.

Po ashtu, u nënvizua se, një proces zgjerimi i besueshëm dhe i bazuar në meritë është në interes si të vendeve kandidate, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ruajtur ritmin aktual, për të përshpejtuar reformat dhe për të avancuar me vendosmëri në procesin e negociatave”, u shpreh ai.

Gjithashtu nënvizoi se objektivi që kemi është ambicioz, por realist, “përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”.

Ai përmbylli fjalën e tij me një mirënjohje të sinqertë ndaj ECFR dhe ndaj të gjithë pjesëmarrësve, për këtë shkëmbim mendimesh të vlefshëm dhe frymëzues.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…