AIDA nisi sot fushatën e takimeve “Aftercare”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nisi sot fushatën e takimeve “Aftercare”, një nismë që synon ndjekjen e ecurisë së investitorëve të huaj në Shqipëri,


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA” nisi sot fushatën e takimeve “Aftercare”, një nismë që synon ndjekjen e ecurisë së investitorëve të huaj në Shqipëri, identifikimin e nevojave të tyre dhe adresimin e problematikave që ndikojnë në aktivitetin e tyre.

Takimi i parë në kuadër të kësaj fushate u zhvillua me kompaninë italiane “Maccaferri”, në praninë e drejtoreshës ekzekutive të AIDA-s, Laura Saro, dhe zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan aktivitetin e tyre në Shqipëri, i fokusuar në prodhimin dhe tregtimin e rrjetave të çelikut për kontrollin e erozionit dhe stabilizimin e terrenit, si dhe në zgjidhje të ndryshme të inxhinierisë civile.

Palët diskutuan mbi ecurinë e investimit, sfidat me të cilat përballet biznesi, me theks të veçantë kursin e këmbimit dhe mungesën e instrumenteve financiare për menaxhimin e rrezikut financiar.

Në përfundim, u shkëmbyen ide mbi mundësitë për adresimin e këtyre problematikave dhe përmirësimin e klimës së biznesit për investitorët e huaj në Shqipëri. /j.p/

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…