Delegacioni i AAPSK në Paris, fokus te praktikat franceze të rikuperimit të aseteve

Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, zhvilloi më 9-10 qershor 2026 një vizitë pune në Paris, Francë.


Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, zhvilloi më 9-10 qershor 2026 një vizitë pune në Paris, Francë.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit të Këshillit të Europës “Forcimi i Rezistencës së Sektorit Publik ndaj Korrupsionit në Shqipëri”, i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Këshilli i Europës.

Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga përfaqësues të Agjencisë Franceze për Menaxhimin dhe Rikuperimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AGRASC), institucionit përgjegjës për administrimin e aseteve me origjinë kriminale në Francë.

Takimet u fokusuan në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira lidhur me menaxhimin e pasurive të paluajtshme, administrimin e kompanive nën sekuestro, menaxhimin e llogarive dhe fondeve monetare, përdorimin e përkohshëm dhe shitjet e ndërmjetme të pasurive, si dhe trajtimin e aseteve virtuale dhe digjitale.

Në vëmendje të veçantë ishte edhe mbledhja e të dhënave statistikore në fushën e rikuperimit të aseteve, si dhe bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar për gjurmimin, sekuestrimin dhe administrimin e tyre.

Pala shqiptare zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të Service des Domaines pranë Ministrisë Franceze të Ekonomisë dhe Financave, Caisse des Dépôts et Consignations (CDC), si dhe me Platformën Kombëtare për Identifikimin e Pasurive Kriminale (PIAC), duke u njohur nga afër me mekanizmat institucionalë që garantojnë administrimin efikas dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Francë.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, vlerësoi rëndësinë e këtij shkëmbimi profesional, duke theksuar se njohja me modelin francez kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në zhvillimin e praktikave më të mira të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri.

Vizita shërbeu gjithashtu për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të rritjes së efikasitetit sa i përket rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

AAPSK mbetet e angazhuar për të përfituar nga praktikat më të avancuara europiane, me qëllim garantimin e një administrimi sa më efektiv, transparent dhe në interes të publikut të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…