Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e IA-së, tryezë diskutimi me sektorin financiar

Komisioneri Besnik Dervishi theksoi se Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën se si institucionet përpunojnë informacionin dhe ofrojnë shërbime, duke krijuar mundësi të reja për automatizimin e proceseve dhe rritjen e eficiensës, por njëkohësisht duke sjellë sfida të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, transparencën, sigurinë dhe të drejtat themelore të individëve.


Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi aktivitetin me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale dhe Inteligjenca Artificiale në Sektorin Financiar”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve bankare, jobankare, sektorit të sigurimeve, nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave personale (DPO), ekspertëve të teknologjisë dhe profesionistëve të sigurisë së informacionit.

Aktiviteti kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe dialogut ndërmjet autoritetit mbikëqyrës dhe sektorit financiar mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe standardet evropiane.

Në fjalën e tij hapëse, Komisioneri Besnik Dervishi theksoi se Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën se si institucionet përpunojnë informacionin dhe ofrojnë shërbime, duke krijuar mundësi të reja për automatizimin e proceseve dhe rritjen e eficiensës, por njëkohësisht duke sjellë sfida të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, transparencën, sigurinë dhe të drejtat themelore të individëve.

Komisioneri Dervishi vuri në dukje se sektori financiar është ndër sektorët që po eksploron dhe implementon në mënyrë aktive zgjidhje të bazuara në Inteligjencën Artificiale, çka e bën edhe më të rëndësishëm garantimin e përputhshmërisë me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ai theksoi se parimet e ligjshmërisë, transparencës, minimizimit të të dhënave, sigurisë së përpunimit dhe përgjegjshmërisë mbeten plotësisht të zbatueshme edhe kur përpunimi realizohet përmes sistemeve të Inteligjencës Artificiale.

“Zhvillimi i teknologjisë duhet të ecë paralelisht me respektimin e të drejtave themelore. Mbrojtja e të dhënave personale dhe inovacioni nuk janë koncepte që përjashtojnë njëra-tjetrën, por duhet të ndërtohen mbi të njëjtin themel: besimin e individëve”, u shpreh Komisioneri.

Gjatë aktivitetit, Prof. Alessandro Mantelero, Profesor i Universitetit të Torinos dhe ekspert ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe Inteligjencës Artificiale, trajtoi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në sektorin financiar, përfitimet dhe rreziqet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, si dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni për minimizimin e këtyre rreziqeve.

Në fjalën e tij, Prof. Mantelero vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria në vitet e fundit në fushën e zhvillimit të sistemeve teknologjike dhe mbrojtjes së të dhënave personale, duke theksuar se vendi ka shënuar zhvillime të dukshme në përafrimin me standardet evropiane.

Mantelero theksoi gjithashtu se përdorimi i sistemeve të Inteligjencës Artificiale kërkon një vlerësim gjithëpërfshirës të rreziqeve, duke u bazuar në kritere të tilla si shkalla e ndikimit, shtrirja e tij, probabiliteti i ndodhjes dhe mundësia e rikthimit të situatës në gjendjen e mëparshme.

Sipas tij, organizatat duhet të shkojnë përtej vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale (DPIA), duke marrë në konsideratë edhe vlerësimin e ndikimit në të drejtat dhe liritë themelore të individëve (FRIA), si një element thelbësor për garantimin e përdorimit të përgjegjshëm dhe të besueshëm të Inteligjencës Artificiale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…