Miratohet projektligji për Censin e Bujqësisë, krijim i regjistrit kombëtar të fermave

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor për organizimin dhe zhvillimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në të gjithë vendin


Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor për organizimin dhe zhvillimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në të gjithë vendin.

Nisma synon mbledhjen e të dhënave të detajuara mbi fermat dhe aktivitetet bujqësore, duke krijuar një bazë të besueshme statistikore dhe regjistrin statistikor të njësive ekonomike bujqësore në Shqipëri.

Sipas projektligjit, censi do të përfshijë të gjitha njësitë që përdorin tokë bujqësore ose ushtrojnë veprimtari në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, pavarësisht nëse prodhimi i tyre është i destinuar për treg apo për konsum familjar. Procesi do të sigurojë mbulimin e të paktën 98% të sipërfaqes së përdorur për bujqësi, me përjashtim të kopshtarisë, si dhe 98% të njësive blegtorale në nivel kombëtar.

Projektligji parashikon që pyjet dhe kullotat publike të mos përfshihen në census, përveç rasteve kur ato përdoren drejtpërdrejt nga fermat dhe njësitë ekonomike bujqësore për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Përgjegjës për realizimin e censit do të jetë Instituti i Statistikave(INSTAT), i cili do të kujdeset për planifikimin, organizimin, administrimin e procesit dhe publikimin e rezultateve.

Sipas projektligjit, të dhënat që do të gjenerohen nga ky census do të shërbejnë si një instrument i rëndësishëm për hartimin e politikave të zhvillimit të bujqësisë dhe mbështetjen e zhvillimit rural në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…