Sezoni veror, platformë online për denoncimet e abuzimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve

Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar abuzimet dhe shkeljet e ligjit nga bizneset apo përfaqësues të institucioneve publike.


Duke nisur nga data 11 qershor, qytetarët do të kenë në dispozicion një platformë të re online për të denoncuar abuzimet dhe shkeljet e ligjit nga bizneset apo përfaqësues të institucioneve publike. Lajmi u bë i ditur nga kryeinspektori i përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës.

Sipas Sulës, platforma informuese dhe sinjalizuese “sigurt.gov.al”, së bashku me Linjën e Gjelbër, do t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë në kohë reale çdo rast abuzimi apo shkeljeje të konstatuar, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Me datë 11 qershor, do të hapet një platformë informuese, sinjalizuese, sigurt.gov.al dhe Linja e Gjelbër, që çdo qytetar, kur shikon, kur vëren abuzim, shkelje të ligjit, nga subjektet të cilat janë të papërgjegjshme dhe janë përfitues, abuzues ndaj turistëve apo çdo pushuesi të Republikës së Shqipërisë”, tha Sula.

Kryeinspektori bëri të ditur gjithashtu se përgjatë gjithë vijës bregdetare do të ngrihet një task-forcë e posaçme për monitorimin e aktiviteteve tregtare dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë ushqimore gjatë sezonit veror.

“AKU do të jetë vigjilente, në gatishmëri të plotë për të bërë të mundur çdo parakalim të abuzimit të subjekteve me pakicë apo shumicë”, tha ai.

Gjatë vizitës në Durrës, Sula zhvilloi një takim me drejtuesit e inspektoriateve rajonale, ku kërkoi angazhim maksimal dhe vigjilencë të shtuar, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur fluksi i turistëve dhe pushuesve është më i lartë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…