Kroçera luksoze “Le Boréal” në Portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

Kroçera luksoze “Le Boréal”, një nga anijet turistike që operon në segmentin e turizmit elitar, mbërriti sot në Portin e Sarandës, duke shënuar vizitën e saj të parë në qytetin bregdetar.


Kroçera luksoze “Le Boréal”, një nga anijet turistike që operon në segmentin e turizmit elitar, mbërriti sot në Portin e Sarandës, duke shënuar vizitën e saj të parë në qytetin bregdetar.

Anija, 142 metra e gjatë dhe nën pronësi franceze, solli në Sarandë rreth 200 turistë, ku pjesa dërrmuese, rreth 180 vizitorë, janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në qytet, turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë atraksionet turistike, historike dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth, duke u njohur nga afër me destinacionet më të rëndësishme të jugut të vendit.

Mbërritja e kroçerës “Le Boréal” konsiderohet një moment i rëndësishëm për turizmin lokal, pasi sjell në Shqipëri një kategori turistësh me standarde të larta udhëtimi dhe interes për turizmin kulturor e të qëndrueshëm.

Sipas programit të lundrimit, kroçera “Le Boréal” do të rikthehet sërish në Portin e Sarandës më 23 qershor të këtij viti, duke konfirmuar interesin në rritje të operatorëve ndërkombëtarë të kroçerave për këtë destinacion turistik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë

Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë

Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e…