Më 1 qershor nis puna për Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se nga 1 qershori nis puna për strategjinë e re Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032,


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se nga 1 qershori nis puna për strategjinë e re Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032, një dokument vizionar që do të udhëheqë transformimin e arsimit në Shqipëri në përputhje me prioritetet kombëtare, procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet e reja globale.

“Ditën e hënë, më 1 qershor, do të nisim punën për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032. Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe me përfshirjen e institucioneve, mësuesve, nxënësve, partnerëve zhvillimorë dhe shoqërisë civile, kjo strategji synon t’i përgjigjet sfidave të kohës, si transformimi teknologjik dhe inteligjenca artificiale, forcimi i të nxënit bazë dhe aftësive për jetën dhe krijimi i lidhjeve më të forta mes arsimit, punësimit dhe mirëqenies”, theksoi Kumbaro.

Sipas saj, në qendër të strategjisë vendoset nxënësi, me synimin për të zhvilluar kompetencat, vlerat dhe aftësitë që i duhen për të qenë qytetar aktiv.

Kumbaroi bëri të ditur se “në të njëjtën linjë, vijon edhe procesi i zhvillimit profesional të mësuesve, siç mund ta keni ndjekur edhe nga komunikimet që kemi bërë, janë mbi 20 mijë mësues që do të trajnohen nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, në bashkëpunim me 9 universitete publike si një domosdoshmëri për rritjen profesionale të mësuesve dhe përditësimin e tyre”.

Duke u ndalur tek arsimi i lartë, ministrja Kumbaro përmendi punën për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë, duke zbuluar se po ngrihet një grup pune me ekspertë të Ministrisë së Arsimit, përfaqësues të drejtuesve të arsimit të lartë nga sektori publik dhe jopublik dhe juristë e pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë me qëllim për të reflektuar më mirë drejt ndërkombëtarizimit dhe profilizimit.

“Nuk jemi më në nevojën e ndërtimit të një ligji krejtësisht të ri, sepse me të gjithë opinionet që kanë dërguar me shkrim, universitetet e konfirmojnë që ligji ka shumë gjëra të mira dhe ka rregulluar shumë në jetën akademike qoftë në aspektin arsimor, qoftë në kërkimin shkencor. Pakti për Universitetin dhe gjithë ai komunikim i madh që u bë në nivele nga studentët, deri te drejtuesit ishte gjithashtu një hap tjetër shumë i rëndësishëm për të kuptuar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë duhet rregulluar akoma. Sot jemi përpara një objektivi tjetër të rëndësishëm për të ndërtuar frymën e së ardhmes, sepse realiteti i vitit 2015 nuk është realiteti i sotëm dhe jetojmë në dimensionin ku teknologjia na vë në sfida të tjera, ku globalizmi na vë në sfida të tjera, por sidomos pika ku ndodhet sot Shqipëria në momentin ku përgatitemi për tregun europian na vë në sfida të reja”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja tha se “kemi menduar të ngremë një grup pune si një formë diskutimi me disa kate. Ka një grup që është me drejtuesit e administratës së Ministrisë së Arsimit. Grupi më i rëndësishëm që për mua është në krye të të gjithë procesit është ngritur grupi me përfaqësues të drejtuesve të arsimit të lartë nga sektori publik dhe jopublik: rektorë, dekanë, pedagogë, ekspertë. Dhe gjithë ky proces është mbështetur nga një tjetër grup që janë juristët, pedagogë të fakultetit të Drejtësisë dhe drejtohen nga zv/ministrja e arsimit të lartë, gjithashtu pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë”.

Besoj, vijoi Kumbaro, që prurja e të tre këtyre grupeve do të çojë në sintetizimin e mendimit më të mirë, por edhe të politikëbërjes dhe të nevojës që ka realisht jo thjesht një institucion i arsimit të lartë, jo thjesht institucionet e arsimit të lartë, por Shqipëria 2030.

“Ky reflektim na çon drejt dy rrugëve: Ndërkombëtarizimi, të cilin duhet ta shohim si një realitet të pashmangshëm, por duke e parë përmes lenteve të profilizimit të universiteteve. Nëse ne ecim edhe në Arsimin e Lartë siç po ecim në shumë nga sektorët e ekonomisë ku 2030 do të na gjejë në një treg ku përballja do të jetë në një skenë shumë më të madhe. Sepse loja nuk do të zhvillohet më brenda kufijve tanë. Zhvillohet në një arenë ndërkombëtare, me dinamizëm të lartë, me të rinj që ikin e vijnë”, tha ministrja.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro theksoi se për dy kapitujt dedikuar Kërkimit Shkencor dhe Arsimit që drejtohen nga Ministria e Arsimit, pra kapitujt 25 dhe 26, janë përmbyllur të gjitha detyrimet dhe do të jenë kapitujt e parë që do të përmbyllen në procesin e negociatave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Më 1 qershor nis puna për Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se nga 1 qershori nis puna për strategjinë e re Kombëtare të Arsimit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Më 1 qershor nis puna për Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se nga 1 qershori nis puna për strategjinë e re Kombëtare të Arsimit…