E-Albania 2.0, akses në 400 shërbime online për personat që nuk shikojnë

Për herë të parë, me e-Albania 2.0, personat e komunitetit që nuk shikojnë mund të përdorin shërbimet publike online në mënyrë të pavarur, të thjeshtë dhe pa barriera


Platforma e-Albania po zgjeron aksesin në shërbimet publike online përmes versionit të ri e-Albania 2.0, duke i bërë ato të përdorshme në mënyrë të pavarur edhe për personat e komunitetit që nuk shikojnë.

Për herë të parë, me e-Albania 2.0, personat e komunitetit që nuk shikojnë mund të përdorin shërbimet publike online në mënyrë të pavarur, të thjeshtë dhe pa barriera.

Në një videomesazh të publikuar me këtë rast, Emiliano Lule theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi për komunitetin.

“Që prej vitit 2020 platforma e-Albania ofron 95% të shërbimeve publike online. Falë teknologjisë së re, sot shërbimet online ofrohen edhe për personat me aftësi ndryshe. 13 100 persona të komunitetit të njerëzve që nuk shikojnë, së bashku me mua, do të mund të marrin 400 shërbime online. Unë mund të logoj vetë dhe mund të aplikoj për shërbimin që më nevojitet”, u shpreh Lule.

Ai vlerësoi se aksesi në këtë platformë përfaqëson barazi reale për qytetarët.

“Aksesi në këtë platformë është barazi dhe kjo është e-Albania e re, platforma e pakufizuar për çdo kënd”, tha Lule.

Me versionin e ri, e-Albania 2.0 synon të ofrojë një eksperiencë më të avancuar digjitale, duke e bërë aksesin në shërbimet publike më të thjeshtë, më të shpejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…