Plani i Rritjes së BE, Shqipëria kryeson në rajon me 212,8 milionë euro të disbursuara

Komisioni Europian njoftoi sot se Shqipëria ka përfituar disbursimin e 49 milionë eurove nga Instrumenti Evropian për Reforma dhe Rritje (RGF), si rezultat i zbatimit me sukses të masave të Agjendës Kombëtare të Reformave.


Komisioni Europian njoftoi sot se Shqipëria ka përfituar disbursimin e 49 milionë eurove nga Instrumenti Evropian për Reforma dhe Rritje (RGF), si rezultat i zbatimit me sukses të masave të Agjendës Kombëtare të Reformave.

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), në një njoftim për media ka reaguar për vendimin e marrë nga Komisioni Europian.

“Raporti i dytë i publikuar ditën e sotme nga Komisionin Europian dëshmon progres të qëndrueshëm dhe kontribuon drejtpërdrejt në përshpejtimin e rrugës europiane të Shqipërisë. Në rajon Shqipëria kryeson me 212,8 milionë euro të disbursuara, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 142,1 milionë euro dhe në vendin e tretë renditet Mali i Zi me 89,3 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Eridana Çano, drejtoreshë e përgjithshme e SASPAC, shprehet se, “progresi i arritur në këtë raportim është dëshmi konkrete se Shqipëria zbaton reformat me seriozitet dhe vendosmëri. Çdo euro e disbursuar nga BE-ja është rezultat i punës reale dhe ndryshimeve të prekshme për qytetarët dhe bizneset shqiptare”.

49 milionë euro disbursim i konfirmuar nga BE-ja në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike, 22,8 milionë euro shkojnë drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit; 26,2 milionë euro për fondin e investimeve në WBIF. Ndërkohë që 12 prej 21 masave të Agjendës së Reformave të përmbushura në këtë raund (57%)”.

SASPAC bën të ditur se, progresi sipas fushave të reformës rezulton në:

1-Zhvillimin e Sektorit Privat dhe Mjedisi i Biznesit

Miratimi i ligjit për partneritetet publike-private dhe koncesionet, në përputhje me standardet e BE-së.

Ratifikimi i protokollit për dokumentin elektronik të transportit rrugor (eCMR) digjitalizim i proceseve logjistike.

Miratimi i planit të integritetit për shërbimet e Kadastrës dhe programit për promovimin e eksporteve.

Kapitali Njerëzor
Zhvillim profesional për 50% të stafit mësimor parauniversitar.

Përditësimi i Kuadrit Kombëtar të Kualifikimeve me standarde europiane (ESG 3.3 dhe ESG 2.7).

Digjitalizimi
Miratimi i akteve ligjore për instrumentet e mbështetjes së inovacionit, në përputhje me standardet e BE-së.

Zbatimi i skemave të granteve për inkubatorë dhe akseleratorë — forcim i ekosistemit inovativ.

Tranzicioni i Gjelbër dhe Energjia
Heqja graduale e ndërhyrjes publike në çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët në tension të mesëm dhe të lartë.

Të Drejtat Themelore dhe Shteti i së Drejtës
Aplikimi për anëtarësim në rrjetet europiane të rikuperimit të pasurive me origjinë kriminale.

Masat për përafrimin e politikës së vizave me standardet e BE-së.

Instrumenti për Reforma dhe Rritje (RGF) është boshti financiar i Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, paketa më ambicioze e mbështetjes europiane e ofruar ndonjëherë para anëtarësimit. Disbursimi i fondeve është i lidhur drejtpërdrejt me zbatimin e reformave. Plani i Rritjes parashikon 6 miliardë euro për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor (2 miliardë grante dhe 4 miliardë hua), me Shqipërinë si përfituese deri në 922 milionë euro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…