Platforma e-Albania 2.0 e ridizenjuar, akses më i sigurt dhe më i shpejtë për qytetarët dhe bizneset

Platforma e re e-Albania 2.0 është ridizenjuar tërësisht, për të garantuar akses më të sigurt dhe më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.


Platforma e re e-Albania 2.0 është ridizenjuar tërësisht, për të garantuar akses më të sigurt dhe më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKShI) njofton se kjo platformë e re është ndërtuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar dhe është një tjetër hap në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri.

“Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë, më të sigurt dhe më intuitive për qytetarët dhe bizneset. E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0 garanton më shumë qëndrueshmëri, efikasitet dhe besueshmëri në çdo shërbim online”, thuhet në njoftimin e AKShI-t.

Platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë.

Sipas AKShI-t, për bizneset, e-Albania 2.0 prezanton funksionalitete të reja për menaxhimin e autorizimeve dhe delegimin e përkohshëm të përdorimit të shërbimeve elektronike, me kontroll të plotë dhe fleksibilitet.

Sistemi i ri i verifikimit sjell më shumë siguri për përdoruesit përmes metodave të avancuara të verifikimit me dy faktorë.

Platforma “e-Albania” shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…