Administrimi i pasurive të paligjshme, AAPSK nis procedurat për marrëveshje bashkëpunimi me Italinë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi takim zyrtar pranë zyrave të homologëve italianë të Agjencisë Kombëtare për Administrimin dhe Destinimin e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara nga Krimi i Organizuar (ANBSC), në Itali.


Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi takim zyrtar pranë zyrave të homologëve italianë të Agjencisë Kombëtare për Administrimin dhe Destinimin e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara nga Krimi i Organizuar (ANBSC), në Itali.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ranë dakord për nisjen e procedurave për një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, e cila do të fokusohet në shkëmbimin e informacionit, ndarjen e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian dhe atyre ndërkombëtare në fushën e administrimit të aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, vlerësoi modelin italian dhe eksperiencën shumëvjeçare të ANBSC-së në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe në menaxhimin efektiv të aseteve të paligjshme.

Nga ana tjetër, drejtoresha e ANBSC-së, Maria Rosaria Lagana, theksoi se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve është në interes të përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë, duke pasur parasysh natyrën ndërkufitare të aktiviteteve kriminale dhe afërsinë gjeografike mes dy vendeve.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe organizimi i workshopeve të përbashkëta ndërmjet institucioneve, me synim shkëmbimin e eksperiencave profesionale, rritjen e kapaciteteve teknike dhe përmirësimin e performancës.

AAPSK vlerëson se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndarja e praktikave më të mira mbeten elementë thelbësorë për forcimin e mekanizmave të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe për rritjen e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…