Krijohet baza shtetërore e Platformës Elektronike të Raportimit Financiar, KQZ administron sistemin e ri

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (PERF), një sistem i ri digjital që synon rritjen e transparencës dhe kontrollit mbi financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore.


Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (PERF), një sistem i ri digjital që synon rritjen e transparencës dhe kontrollit mbi financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore.

Sipas vendimit, institucioni administrues i kësaj baze të dhënash do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili do të ketë akses të plotë administrativ dhe funksional mbi sistemin.

Sipas vendimit, baza e të dhënave PERF do të përfshijë një gamë të gjerë informacioni financiar dhe administrativ, të ndarë në të dhëna parësore dhe dytësore.

Të dhënat parësore përfshijnë raportet financiare vjetore të partive politike, raportet e fushatave zgjedhore, burimet e financimit, shpenzimet, dhurimet monetare dhe në natyrë, huatë dhe kreditë, si dhe dokumentacionin shoqërues dhe raportet e auditimit.

Ndërkohë, të dhënat dytësore do të sigurohen nga baza të tjera shtetërore, për qëllime identifikimi dhe verifikimi, përfshirë të dhëna nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe sistemi “Tatimi elektronik”.

Sistemi do të ndërveprojë me bazat e të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke mundësuar verifikim më të saktë të informacionit të deklaruar.

Vendimi thekson se përpunimi i të dhënave personale do të kryhet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa të dhënat do të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin e tyre, duke u fshirë ose anonimizuar më pas.

Sistemi PERF parashikon nivele të ndryshme aksesi sipas roleve, duke filluar nga KQZ me akses të plotë, deri te partitë politike, kandidatët, financierët, audituesit ligjorë dhe monitoruesit e fushatës me akses të kufizuar sipas funksioneve të tyre.

KQZ do të jetë përgjegjëse për marrjen e masave teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave nga keqpërdorimi, ndërsa çdo veprim në sistem do të regjistrohet për qëllime sigurie dhe auditimi.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërsa hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në takimin për konsultimet publike në lidhje me Reformën e…