Dy projekte në Palasë, miratohet kalimi i pronave shtetërore te Korporata e Investimeve

Këshilli i Ministrave miratoi sot transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare” të pronave shtetërore për realizimin e projekteve të investimit “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” dhe “Copëzat”.


Këshilli i Ministrave miratoi sot transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare” të pronave shtetërore për realizimin e projekteve të investimit “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” dhe “Copëzat”.

Gjithashtu qeveria vendosi autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave me funksion vetëm publik, në emër dhe për llogari të pronarit shtet, për pronat shtetërore.

Me këtë vendim Korporata e Investimeve Shqiptare apo entiteti i krijuar prej saj zhvillon, nëpërmjet instrumentit ligjor të sipërmarrjes, pronat e përcaktuara që i bashkëlidhen këtij vendimi, në funksion të realizimit të nënprojekteve të investimit “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” dhe “Copëzat”.

Qeveria autorizohen Korporatën e Investimeve Shqiptare dhe institucionet e përcaktuara që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, vetë apo nëpërmjet institucioneve të autorizuara prej tyre, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, autoritetit në pronësi apo në përgjegjësi administrimi të të cilit regjistrohet prona e re shtetërore që zhvillohet si rezultat i përmbushjes së kushtit të transferimit të pronës/ autorizimit për zhvillim apo përmbushjes së interesit të Korporatës, kushteve dhe nevojave për dorëzimin e pronës së re.

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për negociimin me subjekte private dhe publike me qëllim lidhjen e kontratave përkatëse për zhvillimin e pronave të transferuara në pronësi apo për të cilat ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit.

Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare, vetë apo nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, të kryejë veprimet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucionet publike, përgjegjëse për planifikimin e zhvillimin e territorit, apo me institucione të tjera, në kuadër të realizimit të projektit të investimit si dhe të sigurojë regjistrimin, në emër të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare, sipas parashikimeve të marrëveshjes së bashkëpunimit, të pronave të reja shtetërore që do të krijohen në kuadër të projektit të investimit.

Në funksion të zhvillimit të pronave të përcaktuara në këtë vendim, në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për të proceduar, nëse është e nevojshme, me prishjen e objekteve, pjesë e pronave të përcaktuara që i bashkëlidhen këtij vendimi, dhe, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar.

Ngarkohet Korporata të kryejë procesin e konsolidimit të pronave të përcaktuara në rast se konstatohet mospërputhje midis gjendjes faktike dhe ligjore të pronës.

Në listën e inventarit që i bashkëlidhet vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, i ndryshuar, hiqen pronat shtetërore me emërtesë “SPK Dhërmi, pikë kufitare”.

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bashkia Himarë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…