Gonzato: Proceset gjithëpërfshirëse, kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE

Përmirësimi i cilësisë së ligjbërjes dhe rritja e transparencës në vendimmarrje ishin në fokus të një takimi të zhvilluar sot me deputetë të Kuvendit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.


Përmirësimi i cilësisë së ligjbërjes dhe rritja e transparencës në vendimmarrje ishin në fokus të një takimi të zhvilluar sot me deputetë të Kuvendit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Diskutimet u përqendruan në nevojën për procese më gjithëpërfshirëse, që garantojnë pjesëmarrje më të gjerë dhe përafrim më të shpejtë me standardet e Bashkimit Evropian.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, si dhe ambasadori i Suedisë, Niklas Strom, të cilët theksuan rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve në procesin ligjbërës.

Gjatë diskutimeve u nënvizua se ligjet cilësore ndërtohen përmes konsultimeve të hapura dhe transparente, ku çdo palë e interesuar ka mundësi të kontribuojë.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rolin vendimtar të proceseve gjithëpërfshirëse në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

“Një qasje që përfshin të gjithë shoqërinë është kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE. Proceset gjithëpërfshirëse dhe konsultimet në kohë ndërtojnë besim publik dhe rrisin ndjenjën e përkatësisë, sepse i ndihmojnë qytetarët të kuptojnë se si reformat mund të përmirësojnë dhe ndikojnë jetën e tyre të përditshme”, theksoi Gonzato.

Ai vuri në dukje gjithashtu rolin qendror të Kuvendit në këtë proces, duke shtuar.

“Në këtë proces, Parlamenti luan një rol qendror duke garantuar mbikëqyrje, transparencë dhe cilësi në ligjbërje”, shtoi ai

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…