Granoff: Partneriteti me Kembrixhin synon modernizimin dhe forcimin e besimit në arsim

Kryetari i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, e cilësoi si një ditë të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Arsimit dhe AADF-së për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përmes ekspertizës së Universitetit të Kembrixhit, duke iu përshtatur edhe kërkesave të epokës digjitale në arsim.


Kryetari i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, e cilësoi si një ditë të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Arsimit dhe AADF-së për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përmes ekspertizës së Universitetit të Kembrixhit, duke iu përshtatur edhe kërkesave të epokës digjitale në arsim.

Në ceremoninë e zhvilluar në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, Granoff vlerësoi këtë hap si një etapë të rëndësishme në progresin e bashkëpunimit të fondacionit në Shqipëri, në rolin e tij si katalizator së bashku me partnerët qeveritarë dhe Universitetin e Kembrixhit.

“Sot është një ditë e rëndësishme, një etapë e rëndësishme gjithashtu në progresin e asaj që fondacioni ka arritur të bëjë në Shqipëri si katalizator me partnerët tanë në qeveri dhe tani me Kembrixhin. Që prej fillimit kemi dashur të identifikojmë fushat dhe çështjet ku mund të bëjmë një ndryshim të konsiderueshëm”, u shpreh Granoff.

Ai theksoi se arsimi është një fushë komplekse, ku problemet nuk zgjidhen me zgjidhje të thjeshta dhe të shpejta, ndërsa nënvizoi se është një nga sektorët më vendimtarë për të ardhmen e vendit.

“Nuk duhet të shikosh shumë larg, mjafton të shohësh sistemin arsimor për të kuptuar drejtimin e një vendi. Në disa raste është e natyrshme që financimi të përqendrohet te arsimi, por problematikat janë të mëdha dhe nuk janë të thjeshta”, tha ai.

Granoff shtoi se sfidat lidhen jo vetëm me mësimdhënien dhe nxënësit, por edhe me infrastrukturën dhe arkitekturën e sistemit arsimor, duke e krahasuar atë me themelet e një ndërtese.

“Prandaj është e domosdoshme të ndërtojmë një arkitekturë të fortë dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Sipas tij, objektivi kryesor është krijimi i një sistemi ku nxënësit dhe të gjithë aktorët e arsimit të kenë besim te integriteti i tij.

“Besimi kërkon kohë për t’u ndërtuar, por mund të shkatërrohet shumë shpejt. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim”, u shpreh Granoff.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare, duke vlerësuar Universitetin e Kembrixhit si një lider botëror në këtë fushë.

“Përmes këtij bashkëpunimi synojmë të sjellim në Shqipëri sisteme dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Ky nuk është një angazhim i përkohshëm, por një partneritet afatgjatë që kërkon kohë për të dhënë rezultate dhe për të ndërtuar arkitekturën dhe infrastrukturën që duam”, u shpreh Granoff.

Burimi ATSH

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot duke dënuar me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës…