Hoxha me studentët e Shkodrës: Anëtarësimi në BE sjell më shumë mundësi për të rinjtë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi dje në Shkodër një bashkëbisedim të hapur me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, mbi rolin dhe kontributin që secili prej nesh mund dhe duhet të japë në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi dje në Shkodër një bashkëbisedim të hapur me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, mbi rolin dhe kontributin që secili prej nesh mund dhe duhet të japë në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Hoxha theksoi se të rinjtë janë jo vetëm fytyra e Shqipërisë së përditësuar, moderne dhe ambicioze, por edhe forca shtytëse e ndryshimit, energjia që e mban këtë proces jo vetëm gjallë, por edhe e çon përpara çdo ditë.

“Sepse, dhe nuk do të lodhemi së përsërituri: anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proces teknik negociatash, por një transformim i thellë që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, në arsim më cilësor dhe më të hapur ndaj botës, në një sistem drejtësie më të fortë e të drejtë, në më shumë mundësi në tregun e punës dhe në standarde më të larta jetese, për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të begatë”, nënvizoi ai.

Për të rinjtë shqiptarë, shtoi ministri “BE-ja do të thotë më shumë mundësi për studime dhe programe shkëmbimi; më shumë hapësira për punësim dhe zhvillim profesional, brenda dhe jashtë vendit; si dhe më shumë liri lëvizjeje e bashkëpunimi përtej kufijve, në radhë të parë në hapësirën mbarë evropiane”.

“Një hapësirë ku konkurron në mënyrë të barabartë dhe ku vlerësohen njësoj dijet, aftësitë dhe përkushtimi, pavarësisht nga kombësia”, tha ai.

Sipas tij, ndërsa e ndërtojmë këtë rrugë çdo ditë, me punë konkrete dhe rezultate të matshme, të vlerësuara nga institucionet dhe partnerët tanë evropianë, ky proces gjithëpërfshirës kërkon përkushtim, besim dhe durim, por mbi të gjitha kërkon pjesëmarrjen e secilit.

“E ardhmja evropiane e Shqipërisë është projekti ynë i përbashkët politik e shoqëror. Të rinjtë, ashtu siç u vunë në vijën e parë 36 vite më parë për të përmbysur diktaturën, kanë sot një rol kyç për ta çuar vendin përpara, në vijën e parë të ndërtimit të Shqipërisë evropiane dhe realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030”, theksoi ai.

Burimi ATSH

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si…