
Peleshi reagon për ngjarjen e rëndë në Durrës
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë në Durrës, ku një 57-vjeçar përplasi me automijetin e tij tre fëmijë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë në Durrës, ku një 57-vjeçar përplasi me automijetin e tij tre fëmijë.
Peleshi shprehet në një postim në rrjetet sociale se “humbja tragjike e dy fëmijëve të pafajshëm ka lënë sot një plagë të thellë në zemrat e të gjithëve.Ndërkohë që një tjetër jetë e vogël po lufton fort për jetën, shpresa dhe lutjet tona janë me të”.
“Në këto çaste të rënda, qëndrojmë pranë familjeve me mendje dhe zemër. U prehshin në paqe të vegjlit dhe u bëftë mrekulli për jetën që vazhdon të luftojë”, ka theksuar kryeparlamentari Peleshi.
Burimi ATSH



















