Të apasionuarit pas Vespa-s nga 17 shtete të ndryshme mblidhen në Durrës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga 20-vjetori i themelimit të klubit “Vespa Shqipëri”.


Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga 20-vjetori i themelimit të klubit “Vespa Shqipëri”.

“Të apasionuarit pas Vespa-s nga 17 shtete të ndryshme u mblodhën në Durrës, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të veçantë të energjisë, stilit dhe pasionit mbi dy rrota”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

20-vjetori i themelimit të klubit “Vespa Shqipëri” mblodhi në qytetin e Durrësit rreth 400 admirues të markës së famshme motorike italiane “Vespa”. Pjesëmarrësit ishin nga klubet shqiptare, por kishin ardhur edhe nga shumë vende të Europës dhe botës.

Në kuadër të festimeve, qyteti bregdetar u kthye në një paradë të gjallë ngjyrash dhe tingujsh, ku dhjetëra modele ikonike të “Vespa”-s, nga klasikët vintage deri te versionet më moderne, përshkuan bulevardet dhe shëtitoren buzë detit.

Aktiviteti u shoqërua me performanca muzikore dhe ndalesa simbolike në pikat historike të Durrësit, duke e kthyer përvjetorin jo vetëm në një festë të komunitetit, por edhe në një promovim të turizmit dhe kulturës urbane të qytetit.

Historia e “Vespa”-s nis në vitin 1946 në Itali, kur kompania “Piaggio” prezantoi modelin e parë si një mjet të thjeshtë, ekonomik dhe praktik për lëvizjen e përditshme pas Luftës së Dytë Botërore.

I projektuar nga inxhinieri Corradino D’Ascanio, “Vespa” u dallua për dizajnin inovativ me shasi monokokë dhe për lehtësinë e përdorimit.

Emri “Vespa” (grerëz) u frymëzua nga tingulli karakteristik i motorit dhe forma elegante e trupit. Gjatë dekadave, “Vespa” u shndërrua në një ikonë globale të stilit italian dhe kulturës urbane, duke u lidhur ngushtë me lëvizjet rinore dhe kinemanë e viteve ’50-60.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…