Himara çel sezonin e ri turistik

Himara ka çelur sot zyrtarisht sezonin e ri veror. E shtrirë përgjatë datave 1-3 maj hapja e sezonit turistik është konceptuar nga bashkia Himarë si një paketë e plotë aktivitetesh të shtrira përgjatë këtyre ditëve.


Himara ka çelur sot zyrtarisht sezonin e ri veror. E shtrirë përgjatë datave 1-3 maj hapja e sezonit turistik është konceptuar nga bashkia Himarë si një paketë e plotë aktivitetesh të shtrira përgjatë këtyre ditëve.

Sot është zhvilluar një minimaratonë vrapimi “Himara Run Fest” me nxënësit e shkollave, e konceptuar si një vrapim përgjatë bregdetit dhe mes natyrës. Aktivitete sportive janë zhvilluar edhe buzë detit, si vollejboll plazhi apo gara me kajakë, që sollën një atmosferë të gjallë verore. Edhe fëmijët ishin pjesë e rëndësishme e nisjes së sezonit turistik, me lojëra e argëtime të ndryshme.

Pjesë e aktiviteteve ishte edhe orkestra simfonike e Foracave të Armatosura, që solli tinguj festivë që në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu, Muzeu Historik Kombëtar sjell në shesh përgjatë tri ditëve një eksperiencë unike për të gjithë: Ekspozitë fotografike; Lojëra edukative; Aktivitete praktike për të gjitha moshat.

Panairi i artizanatit dhe i kulinarisë solli aromat dhe ngjyrat e Himarës.

E shtrirë përgjatë Rivierës shqiptare, në jug të vendit, Himara është një nga destinacionet më magjepsëse të bregdetit shqiptar, ku ujërat e kaltër të Jonit takohen me kodrat e gjelbra dhe historinë mijëravjeçare. Ky qytet bregdetar ndodhet në qarkun e Vlorës, rreth 220 km nga Tirana dhe vetëm 70 km nga Saranda, duke u kthyer në një ndalesë të domosdoshme për çdo udhëtar që eksploron jugun e Shqipërisë.

Himara ofron një kombinim të rrallë midis plazheve të kristalta si Livadhi, Spile, Llamani, Potami apo Filikuri – dhe natyrës së egër përreth me bimë mesdhetare, ullinj shekullorë dhe gjire të fshehura, ideale për eksplorim, snorkeling apo relaks total.

Në majë të një kodre që mbikëqyr të gjithë qytetin, ndodhet Kalaja e Himarës, një fortesë historike që daton që nga antikiteti. Qyteti i vjetër i Himarës, i ndërtuar rreth kalasë, është një labirint rrugicash guri, shtëpish tradicionale dhe pamjesh spektakolare mbi detin Jon. Kalaja ofron jo vetëm vlera kulturore dhe arkeologjike, por edhe një ndjesi magjike qetësie dhe lidhjeje me të kaluarën.

Me klimën e butë mesdhetare, mikpritjen autentike të banorëve vendas dhe gastronominë plot shije të detit dhe produkteve bio, Himara është vendi ku koha duket se ndalon për t’u jetuar me qetësi e pasion çdo moment.

Kryebashkiaku Vangjel Tavo fton qytetarët të zbulojnë historinë ndryshe përmes argëtimit dhe kreativitetit në zemër të Himarës përgjatë datave 1-3 maj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…