AZHBR, takim me fermerë në Shkodër për kredinë e butë me garanci sovrane

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi një takim informues me fermerë dhe agrobiznese në qytetin e Shkodrës


Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi një takim informues me fermerë dhe agrobiznese në qytetin e Shkodrës, në bashkëpunim me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, lidhur me nismën e qeverisë për kredi të butë me garanci sovrane.

Gjatë takimit u diskutua mbi vijimin e procesit të aplikimit, procedurat që duhet të ndiqen, si dhe udhëzimet praktike për përfitimin nga kjo skemë financimi, e cila synon të mbështesë investimet në sektorin bujqësor dhe rural.

Pjesëmarrësit u njohën me mundësitë që ofron kjo kredi për zhvillimin e investimeve në fusha të ndryshme, përfshirë bujqësinë dhe blegtorinë, agropërpunimin, mekanizimin e bujqësisë, turizmin rural dhe akuakulturën detare.

Kredia e butë me garanci sovrane ofrohet me kushte lehtësuese për fermerët dhe sipërmarrësit në sektor, duke përfshirë normë interesi prej 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

AZHBR theksoi se aplikimet për këtë skemë financimi vijojnë dhe mund të kryhen pranë bankave të nivelit të dytë, duke u bërë thirrje të interesuarve të shfrytëzojnë këtë instrument mbështetës për zhvillimin e investimeve të tyre.

Kjo nismë vlerësohet si një instrument i rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit rural dhe forcimin e kapaciteteve prodhuese në sektorin bujqësor në vend.

Burimi ATSH

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…