Kumbaro: Pranimi i Dea Boriçit në Harvard me bursë të plotë, sukses që nis nga shkollat tona

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë vizitës në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër, vlerësoi arritjen e maturantes Dea Boriçi, e cila është pranuar me bursë të plotë 100% në universitetin prestigjioz Harvard.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë vizitës në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër, vlerësoi arritjen e maturantes Dea Boriçi, e cila është pranuar me bursë të plotë 100% në universitetin prestigjioz Harvard.

Duke vlerësuar suksesin e saj, ministrja Kumbaro u shpreh se “më vjen mirë që Dea e konfirmoi se për çdo vajzë dhe djalë që del nga shkollat tona, nga këta mësues, nga përkushtimi dhe pasioni për të lexuar, ekziston një mundësi e hapur”.

“Është shumë e rëndësishme të ëndërrosh, por akoma më e rëndësishme të punosh për ta realizuar ëndrrën. Siç thoshte Walt Disney, ‘Midis ëndrrës dhe realitetit ndodhet projekti’. Ti ëndrrën e ktheve në projekt dhe sot e ke realitet”, tha ajo.

Nxënësja Dea Boriçi falënderoi mësuesit dhe stafin e gjimnazit “28 Nëntori” për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë rrugëtimit të saj akademik.

“Janë shumë komponentë që ndikuan në pranimin në Harvard. Unë mendoj se potenciali ekziston te secili i ri shkodran dhe secili i ri shqiptar, dhe nëse investohet dhe nëse e dimë që mund ta arrijmë diçka të tillë, sepse ekziston stigma që këto universitete prestigjioze nuk mund të kapen, por ama nëse ekzistojnë shembujt, mbështetja edhe nga ana jonë si alumni të gjimnazit, mendoj se mund të ketë shumë më tepër se një nxënës që fiton në këto shkolla”, tha Dea Boriçi.

Kumbaro tha se “për lëndët që ke bërë në shkollë, ke dalë shumë mirë, por të kanë shtuar pikë të gjitha pjesëmarrjet në programet pas shkolle. Prandaj janë shumë të rëndësishme programet pas shkollës”.

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…