Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Dritare e re bashkëpunimi akademik me Francën

U përurua sot hapja e Kampusit Ndërkombëtar të Tiranës (ICCT), fryt i bashkëpunimit mes Univesitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Universitetit të Teknologjisë së Compiègne në Francë (UTC).


U përurua sot hapja e Kampusit Ndërkombëtar të Tiranës (ICCT), fryt i bashkëpunimit mes Univesitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Universitetit të Teknologjisë së Compiègne në Francë (UTC). Ministrja e Arsmit Mirela Kumbaro, në ceremoninë e përurimit e vlerësoi këtë moment si një arritje në përpjekje për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

“Nuk është një bashkëpunim i ri, pasi fillesat i ka pasur shumë herët, por si një marrëveshje bilaterale mes dy universiteteve, ndërsa sot kemi programet e përbashkëta në inxhinieri kompjuterike dhe në inxhinierinë e sistemeve elektronike, nën ICCT dhe përgëzoj gjithë stafin akademik dhe studentët që i kanë zgjedhur dhe në fund të këtij cikli do të kenë diploma të nivelit ndërkombëtar. Dhe kur flasim për ndërkombëtarzimin në arsimin e lartë, ndonjëherë na duket koncept abstrakt, sikur është një term që përdoret në strategji apo në premtime e fjalime! Por sot u them të gjithëve, ja shembulli i ndërkombëtarizimit, në këtë sallë”, tha ministrja Kumbaro.

Diplomat e dhëna në përfundim të këtyre programeve te studimit lejojnë studime të mëtejshme preferenciale drejt programeve të nivelit master ose programeve te shkollës inxhinierike, veçanërisht brenda UTC dhe UPT. Është planifikuar gjithashtu që këto programe studimi të akreditohen nga Commission des Titres d’Ingénieur (CTJ) dhe nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë (ASCAL) në Shqipëri, me qëllim garantimin e njohjes ndërkombëtare dhe përsosmërisë akademike.

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Akil Fundo, u shpreh se në fund studentët do të pajisen me një diplomë të Universitetit Politeknik dhe një tjetër të Universitetit të Teknologjisë së Kompienjit.

“Mësimi do të zhvillohet në shqip, frëngjisht dhe anglisht. Pas 3 viteve do të hapim dhe një program të ri studimi bachelor në inxhineri mekatronike dhe numri i studentëve do të dyfishohet në secilin program”, shtoi ai.

Presidentja e Unviersitetit të Teknologjisë së Kompienjit, Claire Rossi vlerësoi angazhimin e autoriteteve të të dy vendeve për të çuar përpara këtë projekt.

“Me kampusin ICCT ne po kalojmë në një etapë të re të partneritetit tonë. Ky kampus përbën një projekt me të vërtetë ambicioz të udhëhequr bashkarisht nga UPT dhe UTC me synimin që t’u shërbejë studentëve, arsimit, kërkimit, inovacionit dhe botës sociale e ekonomike. Do doja të theksoja mbështetjen e palëkundur të autoriteteve franceze e shqiptare për realizimin e këtij projekti.”

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: T’i jepet fund kontrolleve të befasishme nga inspektoratet

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që inspektoriatet t’i japin fund kontrolleve të befasishme nëpër biznese dhe të ndërtojnë një kulturë…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: T’i jepet fund kontrolleve të befasishme nga inspektoratet

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që inspektoriatet t’i japin fund kontrolleve të befasishme nëpër biznese dhe të ndërtojnë një kulturë…