Hoxha: Luksemburgu, mbështetje të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi sot Luksemburgun, ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Xavier Bettel.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi sot Luksemburgun, ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Xavier Bettel.

Hoxha dhe Bettel u ndalën në angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushat ekzistuese kyçe, me një fokus të shtuar tek inovacioni, teknologjia dhe turizmi.

“Rikonfirmuam gjendjen e shkëlqyer të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushat ekzistuese kyçe, dhe dëshirën për të eksploruar me një fokus të shtuar në fusha si inovacioni, teknologjia dhe turizmi”, u shpreh Hoxha.

Hoxha vlerësoi se Luksemburgu ka treguar një mbështetje të vazhdueshme dhe të vendosur për procesin e anëtarësimit në BE, ndërkohë që Ministri Bettel mbetet i angazhuar në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm të negociatave të anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së momentit të zgjerimit përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt të ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shtoi Hoxha.

“Pres me kënaqësi të vazhdojmë dhe të thellojmë më tej këtë partneritet të ngushtë të mbrujtur me vlerat e përbashkëta evropiane, veçanërisht me rastin e një vizite të ardhshme të Ministrit Bettel në Shqipëri”, vijoi ministri.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…