Nufi në Komandën Perëndimore të KFOR-it në Pejë: Shqipëria kontribut të spikatur në mision

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në mbyllje të vizitës në Kosovë, zhvilloi një takim në Komandën Perëndimore të KFOR-it në Pejë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në mbyllje të vizitës në Kosovë, zhvilloi një takim në Komandën Perëndimore të KFOR-it në Pejë.

Gjatë kësaj vizite, ai takoi efektivët shqiptarë të dislokuar në këtë mision, duke i cilësuar ata si një shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit të Forcave të Armatosura.

Ai theksoi se Shqipëria vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë mision ndërkombëtar, duke dëshmuar aftësi operacionale dhe besueshmëri si aleat.

“Në ndalesën përmbyllëse të vizitës në Kosovë, pata kënaqësinë dhe krenarinë të ndaloja në Komandën Perëndimore të KFOR-it në Pejë, ku takova djemtë dhe vajzat e “Shqiponjës”, një shembull i gjallë i përkushtimit dhe profesionalizmit të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh Nufi për vizitën.

“Shqipëria vijon të japë një kontribut të spikatur në këtë mision, duke dëshmuar jo vetëm aftësi operacionale, por edhe besueshmëri si aleat në çdo detyrë që i besohet”, theksoi ministri.

Sipas tij, vlerësimi për trupat shqiptare është konfirmuar edhe nga drejtuesit e misionit në terren.

“Vlerësimi dhe mirënjohja për angazhimin e personelit tonë, të shprehura edhe nga Komandanti i Bazës, Kolonel Mora, janë dëshmi e qartë se Forcat tona të Armatosura bëjnë dallimin në terren, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurinë, stabilitetin dhe perspektivën e qëndrueshme të rajonit dhe më gjerë, në gjithë hapësirën euroatlantike”, tha Nufi.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Koordinim i vazhdueshëm për samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Koordinim i vazhdueshëm për samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila…