Zv.ministrja Prifti në Andorrë: Shqipëria fokus të veçantë tek turizmi gjithëvjetor
Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Marinela Prifti, mori pjesë në Kongresin e 13-të Botëror të Turizmit Malor dhe të Mirëqenies të mbajtur në Andorrë, ku zhvilloi takime të rëndësishme me aktorë kyç të turizmit ndërkombëtar.

Prifti u takua me Sekretaren e Përgjithshme të UN Tourism, Shaikha Al Nuwais, ministrin e Turizmit dhe Tregtisë së Andorrës, Jordi Torres Falcó, ministren e Turizmit të Malit të Zi, Simonida Kordić, si dhe sekretarin e Shtetit për Turizmin, Tregtinë dhe Shërbimet të Portugalisë, Pedro Machado.
Në këto takime, Prifti theksoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit malor dhe të mirëqenies në Shqipëri, me fokus të veçantë tek turizmi gjithëvjetor, si një mundësi për të diversifikuar ofertën turistike dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore.
Pjesëmarrja në këtë event është një hap i rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në turizmin malor dhe të mirëqenies.
Burimi ATSH