Begaj viziton Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.


Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Kreu i Shtetit u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Begaj theksoi rëndësinë e kësaj dite si një simbol i shpresës, harmonisë dhe mirëkuptimit për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ai uroi që kjo festë të shërbejë si një thirrje për më shumë paqe, begati dhe bashkëjetesë mes qytetarëve.

“Gëzuar Sulltan Nevruzin! Jam këtu, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar këtë festë të gjithë besimtarëve bektashinj dhe mbarë shqiptarëve, me dëshirën për paqe, lumturi dhe mirëqenie në jetën e tyre”, u shpreh Presidenti.

Sulltan Nevruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe përfaqëson vlera universale që duhet të mishërohen në përditshmërinë e shoqërisë, si paqja, dashuria, solidariteti dhe besimi për një të ardhme më të mirë.

Kjo festë simbolizon gjithashtu lindjen e pranverës dhe të shpresës.

“Sulltan Nevruzi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhe vlerat e tij duhet të mishërohen në jetën tonë të përditshme. Sulltan Nevruzi është lindja e pranverës, lindja e shpresës, lindja e dritës mbi errësirën, dhe duhet që vlerat e larta të kësaj dite, të paqes, të dhembshurisë, te dashurisë, të solidaritetit dhe të besimit për një të ardhme më të mirë, të jenë ato që duhet të na përçojnë në të gjitha ditët tona të vitit!”, deklaroi Presidenti nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kina si një motor i rritjes ekonomike botërore krijon vazhdimisht mundësi zhvillimi për ekonomitë e vendeve të tjera

Edicioni i nëntë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) po zhvillohet aktualisht në Shangai, në Qendrën Kombëtare të…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina si një motor i rritjes ekonomike botërore krijon vazhdimisht mundësi zhvillimi për ekonomitë e vendeve të tjera

Edicioni i nëntë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) po zhvillohet aktualisht në Shangai, në Qendrën Kombëtare të…