Klosi: Të forcohemi më shumë te vota e Diasporës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në nisje të punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, bëri një analizë të rezultateve të PS-së sipas qarqeve në zgjedhjet e fundit parlamentare


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në nisje të punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, bëri një analizë të rezultateve të PS-së sipas qarqeve në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa shtoi se “PS ka misionin historik, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

“Nuk na mjafton të fitojmë, duhet të fitojmë më thellë; nuk na mjafton të qeverisim, duhet të qeverisim më mirë; nuk na mjafton të jemi më të fortë se opozita, duhet të jemi më të mirë për qyetarët. Ndaj përgjegjësia jonë është vetëm një, më shumë disiplinë, organizim dhe vendosmëri për të ecur gjithmonë përpara. Ne kemi misionin historik, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Klosi.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit parlamentare PS u konfirmua nga vota e shqiptarëve si forca qeverisëse e vendit me një fitore të plotë, jo të rastësishme as të ngushtë.

“Fitorja jonë nuk është një fitore e zakonshme, por një provë besimi e jashtëzakonshme, është një mesazh i qartë se shumica e shqiptarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe seriozitetin e qeverisjes nga drejtimin e vendit nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Një parti që fiton 4 herë radhazi nuk mund të jetë si një parti që fiton për herë të parë, duhet të ketë më qartë dhe më kërkuese”, u shpreh ai.

Rezultati kombëtar i vitit 2025, 855 mijë e 831 vota për Partinë Socialiste, sipas Klosit, nuk është vetëm një rezultat matematikor por është një kontratë e ribesuar mes Partisë Socialiste dhe shqiptarëve.

Klosi theksoi se diferenca 300 mijë vota me kundërshtarët tanë është një diferencë politike për drejtimin e Shqipërisë.

Duke u ndalur te rezultati i zgjedhjeve në diasporë, Klosi theksoi se fakti që diaspora i jep PS-së 61% të votave jashtë vendit, e bën këtë fitore më të jashtëzakonshme.

“Diaspora nuk është element dytësor, është pjesë organike e rezultatit tonë politik, gati 200 mijë vota të vlefshme në diasporë për PS-në tregojnë se shqiptarët jashtë vendit e kanë lexuar PS si forcën më të qëndrueshme dhe të besueshme”, tha Klosi, ndërsa theksoi se synohet afrimi i sa më shumë emigrantëve shqiptarë edhe në vijim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, program i ri për financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, program i ri për financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do…