Beja pret koordinatorin e EU4LEA 2: Forcimi i kapaciteteve Doganore kundër krimit ndërkufitar

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim pune me koordinatorin ndërkombëtar të projektit EU4LEA 2, Giovanni Pasqua.


Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim pune me koordinatorin ndërkombëtar të projektit EU4LEA 2, Giovanni Pasqua, ku u diskutuan prioritetet dhe hapat e ardhshëm të bashkëpunimit në kuadër të fazës së dytë të projektit.

Gjatë takimit u theksua roli i administratës doganore si një nga institucionet kyçe në detektimin fillestar të krimeve ndërkufitare dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme.

Beja vlerësoi mbështetjen e projektit EU4LEA në zhvillimin e kapaciteteve të administratës doganore, veçanërisht në fushën e analizës së riskut dhe përdorimit të teknologjive të avancuara.

“Bashkëpunimi me projektin EU4LEA ka qenë një mbështetje e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve tona, veçanërisht në analizën e riskut dhe përdorimin e teknologjive të avancuara. Përmes këtij partneriteti synojmë të rrisim më tej efikasitetin në parandalimin dhe zbulimin e krimeve ndërkufitare”, u shpreh Beja.

Nga ana e tij, Pasqua theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me administratën doganore shqiptare në kuadër të forcimit të sundimit të ligjit dhe përmirësimit të mekanizmave kundër krimit të organizuar.

“Dogana shqiptare është një partner i rëndësishëm në zinxhirin e institucioneve të zbatimit të ligjit. Përmes EU4LEA 2 synojmë të mbështesim më tej zhvillimin e kapaciteteve analitike dhe teknologjike, duke kontribuar në rritjen e efektivitetit të institucioneve në përballjen me sfidat e reja të kriminalitetit”, u shpreh Pasqua.

Në takim u diskutua gjithashtu zgjerimi i përdorimit të softuerëve për analizën e të dhënave dhe zhvillimi i mëtejshëm i analizës së riskut, në funksion të forcimit të kapaciteteve teknologjike të administratës doganore.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe ndikimi i teknologjive të reja, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në aktivitetet kriminale, si dhe nevoja për zhvillimin e instrumenteve analitike për t’i adresuar këto sfida në mënyrë më efektive.

Gjithashtu u trajtua mundësia e krijimit të mekanizmave të bashkëpunimit në nivel rajonal, përmes ngritjes së grupeve të punës, zhvillimit të platformave online për kërkesa asistence dhe mbështetje teknike, si dhe shkëmbimit të informacionit dhe analizave ndërmjet institucioneve partnere.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është një nga institucionet përfituese të projektit EU4LEA 2, një program katërvjeçar i financuar nga Komisioni Evropian dhe bashkëfinancuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, i cili mbështet institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në forcimin e kapaciteteve kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit financiar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…