Ambasada e Holandës: Ndjekja penale efektive e korrupsionit, kërkesë kyçe për integrimin

Ambasada e Holandës në Tiranë deklaroi sot se ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta mbetet një kërkesë kyçe për përparimin në procesin e integrimit.


Ambasada e Holandës në Tiranë deklaroi sot se ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta mbetet një kërkesë kyçe për përparimin në procesin e integrimit.

Pas vendimit të sotëm të Parlamentit lidhur me imunitetin e deputetes Belinda Balluku, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaroi se “Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar”.

Sipas ambasadës holandeze, një kërkesë kyçe për përparim në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

“Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për të siguruar këtë proces”, thuhet në këtë deklaratë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më…