Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.


Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Fillimisht ishte deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Oerd Bylykbashi që prezantoi raportin e përpiluar nga pakica parlamentare.

Bylykbashi u shpreh se Partia Demokratike është pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion për heqjen e imunitetin të deputetes Belinda Balluku, duke i hapur rrugë ashpërsimit të masës së sigurisë ndaj ligjëvënëses socialiste.

Bylykbashi theksoi se imuniteti nuk duhet të shndërrohet në mburojë pandëshkueshmërie apo pengesë të drejtësisë.

Pas Bylykbashit, në emër të mazhorancës fjalën e mori Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Kreu i komsionit të Ligjeve dhe anëtari i i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lexoi raportin e përpiluar nga mazhoranca.

Manja tha se, kjo ndaj Ballukut është kërkesa e shtatë e organit të akuzës që vjen në Kuvend për dhënien e autorizimit për arrestimine një deputeti, kontrollin personal apo të banesës.

Ai theksoi se “Deputetja Belinda Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive si anëtare e Këshillit të Ministrave, si pasojë e ndryshimeve në qeveri në përputhje me nenet 95 dhe 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Për pasojë, masa e sigurimit personal e pezullimit nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale. Po në të njëjtën linjë arsyetimi, edhe narrativa e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal, si rreziku i prishjes së provave, arratisjes apo kryerjes së një vepre tjetër penale mbetet thelbësisht hipotetike për sa kohë lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive që deputetja në fjalë nuk i ushtron më”, tha Manja.

Deputeti i PS kërkoi nga mazhoranca votimin kundër kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Në fund të prezantimit, deputetët e Kuvendit votuan kundër projektvendimit për dhënien e autorizimit për SPAK për heqjen e imunitetit ndaj deputetes Belinda Balluku. Nga 121 deputetë prezentë, 47 votuan pro dhe 82 kundër, ndërsa shtatë deputetë nuk morën pjesë në votim.

Në vijim, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe goditën me duart tavolinën. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taualant Balla kërkoi kalimin në votim të projektligjeve dhe projektvendimeve në rend të ditë në kushtet e pamundësisë për të vijuar seancën. Me 82 vota pro, mazhoranca i hapi rrugë votimit të ndryshimeve ligjore dhe projektvendimve.

Në vijim, Kuvendi votojë projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit”, një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në Paris më 20 maj 1875 dhe e ndryshuar në Sèvres më 6 tetor 1921.

Po ashtu, në rendin e ditës është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) si agjenci zbatimi dhe KfW. Marrëveshja synon financimin e projektit për rehabilitimin e Hidrocentrali i Fierzës.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e projektvendimit “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025 ‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.

Gjithashtu, deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025 ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’”, që lidhet me ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare.

Burimi ATSH

Nufi në Departamentin Amerikan të Shtetit, theksohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Departamentin Amerikan të Shtetit, theksohet forcimi i partneritetit me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe…