Ambasadorja Kadzadej takim me Zv.presidentin e Turqisë

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej, u prit në një takim nga Zëvendëspresidenti i Republikës së Turqisë, Cevdet Yılmaz.


Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Turqi, znj. Blerta Kadzadej, u prit në një takim nga Zëvendëspresidenti i Republikës së Turqisë, Cevdet Yılmaz.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe mbi mundësitë për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë, investimet, industrinë e mbrojtjes, shkencën dhe teknologjinë, si dhe bashkëpunimin humanitar.

Palët theksuan rëndësinë e thellimit të dialogut dhe koordinimit mes dy vendeve, duke vlerësuar nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjithashtu, gjatë bisedës u trajtuan edhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht tensionet e rritura në Lindjen e Mesme dhe pasojat humanitare të konflikteve në rajon. Në këtë kuadër u nënvizua rëndësia e ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe diplomacisë.

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…