Dogana-Tatime me plan operacional, monitorim të çmimeve dhe zinxhirit të tregtimit të karburanteve

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja dhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj firmosën sot planin operacional për monitorimin e tregut të hidrokarbureve.


Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja dhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj firmosën sot planin operacional për monitorimin e tregut të hidrokarbureve.

Dokumenti përcakton organizimin e kontrolleve të përbashkëta në terren dhe mekanizmat e koordinimit mes dy institucioneve.

Ngritja e kësaj taskforce vjen në një moment kur zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë ndikuar në tregun e hidrokarbureve, duke e bërë të nevojshëm monitorimin më të afërt të çmimeve dhe të zinxhirit të tregtimit të karburanteve në vend, me qëllim shmangien e rritjeve abuzive dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Në kuadër të këtij operacioni, grupe të përbashkëta kontrolli nga të dy administratat do të zhvillojnë verifikime në subjektet që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e karburanteve, duke kontrolluar dokumentacionin e furnizimit, origjinën e produktit, përputhshmërinë e sasive të tregtuara dhe fiskalizimin e shitjeve.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit deri në 30 qershor 2026, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e disponueshme nga të dy institucionet.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e një tregu transparent dhe të rregullt të hidrokarbureve.

“Ky plan operacional krijon një mekanizëm të përbashkët veprimi mes administratës doganore dhe asaj tatimore, duke na mundësuar të koordinojmë më mirë kontrollet në terren dhe të rrisim efektivitetin e monitorimit të këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, vlerësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

“Sektori i hidrokarbureve kërkon një koordinim të vazhdueshëm mes administratave tona. Ky plan operacional është një mundësi për ta çuar bashkëpunimin mes Tatimeve dhe Doganave në një nivel tjetër, në funksion të monitorimit të çmimeve, rritjes së transparencës dhe formalizimit të tregut”, theksoi Binaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Mbyllja e kapitullit 25 konfirmon progresin në kërkimin shkencor dhe integrimin europian

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi mbylljen e kapitullit 25 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, “Shkenca…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Mbyllja e kapitullit 25 konfirmon progresin në kërkimin shkencor dhe integrimin europian

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi mbylljen e kapitullit 25 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, “Shkenca…