Tabaku takon deputetin gjerman: Integrimi në BE kërkon reforma reale

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman.


Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua në rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe sfidat që vendi përballet në këtë fazë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet aktualisht në një udhëkryq të rëndësishëm në raport me integrimin evropian, duke nënvizuar se vendi duhet të ndërmarrë reforma reale dhe të matshme dhe jo të mbetet në kuadrin e premtimeve politike. Sipas saj, avancimi në procesin e negociatave duhet të jetë real dhe i bazuar në standarde, veçanërisht në grupkapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deputetja e PD-së argumentoi se Shqipëria ka nevojë për një proces të vërtetë transformimi institucional, si dhe për një qeveri dhe shumicë parlamentare që punon në mënyrë serioze dhe të qëndrueshme për integrimin evropian.

Gjatë bisedës, Tabaku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Bundestagu dhe partnerët gjermanë kanë luajtur në avancimin e procesit të integrimit.

Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin për drejtimin që po merr aktualisht procesi i integrimit në vend. Sipas Tabakut, procesi i integrimit evropian është një proces i plotë dhe gjithëpërfshirës që synon transformimin e shoqërisë dhe institucioneve shqiptare, dhe si i tillë nuk mund të fragmentarizohet apo të trajtohet në mënyrë të pjesshme, siç ka lënë të kuptohet së fundmi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar sot shifra nga numri i vizitorëve në sitet kulturore duke…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar sot shifra nga numri i vizitorëve në sitet kulturore duke…