UBT i bashkohet nismës ndërkombëtare “Carta di Assisi” për dialog dhe kulturën e paqes

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) iu bashkua iniciativës ndërkombëtare “Carta di Assisi”, në kuadër të nismës “Università, Ponti di Pace”, e zhvilluar në Assisi, një nga qytetet më simbolike të paqes në botë.


Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) iu bashkua iniciativës ndërkombëtare “Carta di Assisi”, në kuadër të nismës “Università, Ponti di Pace”, e zhvilluar në Assisi, një nga qytetet më simbolike të paqes në botë.

UBT u bë pjesë e kësaj nisme së bashku me 16 universitete italiane dhe institucione nga Franca dhe Meksika, duke kontribuar në forcimin e dialogut akademik, bashkëpunimit shkencor dhe promovimin e vlerave të paqes në një kontekst global të shoqëruar nga sfida dhe konflikte të shumta.

Karta u firmos në emër të UBT nga zëvendës/rektorja Prof. Dr. Erinda Lika dhe Prof. Assoc. Romina Koto, duke rikonfirmuar angazhimin e universitetit për dialog ndërkulturor, përgjegjësi akademike dhe promovimin e kulturës së paqes.

“Carta di Assisi” thekson rëndësinë e universitetit si hapësirë universale për marrëdhënie dhe debat të lirë, paqen si proces të gjatë dhe formues, përgjegjësinë etike në dijen dhe vendimmarrjen akademike, si dhe lidhjen mes kërkimit shkencor, së mirës së përbashkët dhe zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor.

Kjo nismë sipas UBT-së, konsiderohet një moment i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe për forcimin e rolit të universiteteve si promovues të dialogut, shkëmbimit të njohurive dhe kulturës së paqes përtej kufijve kombëtarë.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…