CSDG organizon tryezën përmbyllëse të projektit “Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes administrative për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”

CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi tryezën përmbyllëse të projektit “Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes administrative për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, ku u prezantuan gjetjet e Studimit Bazë Kombëtar dhe perspektivat për zbatimin e kësaj qasjeje në vend.


CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi tryezën përmbyllëse të projektit “Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes administrative për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, ku u prezantuan gjetjet e Studimit Bazë Kombëtar dhe perspektivat për zbatimin e kësaj qasjeje në vend.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, parlamentit, agjencive rregullatore, akademisë, medias dhe shoqërisë civile për të diskutuar rolin që mund të luajë administrata publike në parandalimin e infiltrimit të krimit të organizuar në ekonomi dhe në institucionet shtetërore.

Studimi evidenton se Shqipëria disponon një gamë të gjerë instrumentesh administrative, nga liçencimi dhe inspektimet, te kontrolli i prokurimeve publike, transparenca e pronësisë dhe mekanizmat e mbikëqyrjes financiare, të cilat mund të përdoren për të penguar depërtimin e kapitalit kriminal në ekonominë formale. Megjithatë, analiza tregon se këto instrumente shpesh zbatohen në mënyrë të fragmentuar, pa koordinim strategjik dhe pa shkëmbim të strukturuar informacioni ndërinstitucional.

Diskutimet gjatë tryezës theksuan rëndësinë e përforcimit të koordinimit ndërinstitucional, përdorimit më sistematik të të dhënave administrative dhe financiare, si dhe zhvillimit të mekanizmave të përbashkët të analizës së riskut, në mënyrë që institucionet publike të mund të veprojnë më herët dhe në mënyrë parandaluese ndaj infiltrimit kriminal.

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse ndanë perspektivat dhe përvojat e tyre institucionale mbi sfidat praktike të bashkëpunimit ndërinstitucional, përdorimit të informacionit administrativ dhe zbatimit të masave parandaluese, duke theksuar nevojën për një qasje më të koordinuar dhe të institucionalizuar.

Në kuadër të projektit janë prodhuar një Vlerësim Bazë Kombëtar, një anketë kombëtare të opinionit publik, katër studime rajonale, aktivitete advokimi dhe ndërtimi kapacitetesh, duke ofruar analizën e parë të konsoliduar mbi gatishmërinë institucionale të Shqipërisë për zbatimin e qasjes administrative në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ky aktivitet dhe projekti në tërësi patën si qëllim të shënojnë një hap të rëndësishëm drejt kalimit nga një qasje kryesisht reaguese ndaj krimit të organizuar, drejt një modeli më proaktiv dhe të bazuar në parandalim, në mbështetje të reformave të integrimit evropian të Shqipërisë.

Projekti, u zbatua përgjatë një periudhe njëvjeçare me mbështetjen e Ndihmës Bullgare për Zhvillim, të cilën e falënderojmë për mbështetjen e ofruar në avancimin e kësaj nisme të rëndësishme mbi forcimin e kapaciteteve parandaluese kundër krimit të organizuar.

Për të lexuar Vlerësimin Bazë Kombëtar mbi qasjen administrative kundër krimit të organizuar në Shqipëri (publikimi në Shqip), ndiqni linkun më poshtë: https://csdgalbania.org/publications/Vleresim_Baze_Qasja_Administrative.pdf

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…