Mbahet në Tiranë konferenca “Lead Balkans”

Konferenca “Lead Balkans – Liderët Rajonalë të Diasporës” u hap sot në Tiranë, duke mbledhur mbi 100 liderë rajonalë, zyrtarë, përfaqësues të akademisë dhe të mediave nga i gjithë Ballkani Perëndimor.


Konferenca “Lead Balkans – Liderët Rajonalë të Diasporës” u hap sot në Tiranë, duke mbledhur mbi 100 liderë rajonalë, zyrtarë, përfaqësues të akademisë dhe të mediave nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Në rolin e mikpritëses, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Miriam Shyti, theksoi se, “kemi hyrë në një moment kur diaspora është vendosur në qendër të mendimit strategjik për të ardhmen tonë europiane”.

Në emër të Presidencës malazeze të Fondit të Ballkanit Perëndimor për vitin 2026, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, përcolli një mesazh të regjistruar, duke theksuar se, “diaspora është ambasadori më i mirë i kulturës sonë dhe një partner kyç për mbështetjen e zhvillimit dhe forcimin e lidhjeve jetike ndërmjet rajonit tonë dhe botës”.

Në emër të Ambasadës së Japonisë në Tiranë, i Ngarkuari me Punë, Omori, përshëndeti Konferencën “Lead Balkans”, duke nënvizuar angazhimin e fortë të Japonisë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e vazhdueshme për nisma që nxisin bashkëpunimin rajonal dhe lidhje më të forta institucionale me komunitetet e diasporës.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor, Dr. Gjergj Murra, theksoi se konferenca nuk është vetëm një pikë takimi për shkëmbim idesh, por edhe një hap konkret drejt identifikimit të zgjidhjeve afatgjata rajonale, veçanërisht në kontekstin e humbjes së kapitalit njerëzor dhe nevojës për bashkëpunim më të fortë me komunitetet e diasporës.

Drejtoresha e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Kapustová Helbichová, përshëndeti gjithashtu liderët rajonalë të mbledhur në Tiranë, duke rikonfirmuar mbështetjen për dialogun rajonal, bashkëpunimin dhe partneritete më të forta ndërkufitare.

Konferenca “#LeadBalkans – Liderët Rajonalë të Diasporës” organizohet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…