Ambiente moderne për 522 nxënës të shkollës “Gjergj Fishta” në Lezhë

Shkolla me traditë “Gjergj Fishta” në Lezhë shumë shpejt do të mirëpresë 522 nxënës dhe 38 mësues, në ambiente moderne dhe të sigurta.


Shkolla me traditë “Gjergj Fishta” në Lezhë shumë shpejt do të mirëpresë 522 nxënës dhe 38 mësues, në ambiente moderne dhe të sigurta.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se ky investim i Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me bashkinë Lezhë është një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe rritjes së cilësisë së mësimnxënies.

Investimi përfshin rikonstruksionin total të godinës së shkollës si dhe rindërtimin e palestrës, rehabilitimin e oborrit dhe të gjithë hapësirave të jashtme.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i projektit është shtesa në godinë, e cila do të shërbejë për krijimin e ambienteve të reja mësimore, laboratorëve bashkëkohorë dhe sallave funksionale në shërbim të nxënësve dhe stafit pedagogjik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Njerëzit që lexojnë rregullisht, janë të krijuar ndryshe!

"Ata marrin nga çdo libër një copëz urtësie dhe e kthejnë atë në mirësi"