Konsullata e Nderit në Napoli, Rama: Italia, alter egoja jonë europiane

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Napoli të Italisë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama ishte dje në Napoli të Italisë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi hapjen e konsullatës jo thjesht si një përfaqësi diplomatike, por si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke vënë theksin te afërsia historike dhe njerëzore mes shqiptarëve dhe italianëve.

“Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë, por tha se raporti mes dy vendeve shkon përtej partneritetit ekonomik apo politik.

“Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane”, tha Rama.

Duke iu referuar Napolit, Rama bëri një krahasim me Shqipërinë, duke e cilësuar qytetin italian si një pasqyrë të shqiptarëve në anën tjetër të Adriatikut.

“Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë”, tha Rama.

Rama e mbylli fjalën duke shprehur kënaqësinë për inaugurimin e Konsullatës së Nderit dhe për praninë e flamurit shqiptar pranë atij italian.

“Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit Italian”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…