Spahiu: Në qendër të punës qytetari, prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në takimin prezantues të ministres së re në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte e pranishme zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi kontributin e Klodiana Spahiut në sektorin e shëndetësisë, njohjen e prioriteteve të këtij sektori, si dhe angazhimin e saj ndër vite në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.

“MSHMS tashmë do të drejtohet nga Klodiana Spahiu, e cila, për background-in e saj, së pari është mjeke dhe është një njohëse shumë e mirë e të gjitha prioriteteve që MSHMS ka pasur ndër vite, si dhe një lobuese shumë e mirë për të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje, jo vetëm nga ligjvënësit, por edhe për qytetarët. Ka qenë mbështetëse e jashtëzakonshme për të gjitha ato çështje me të cilat jeni përballur të gjithë ju”, tha në fjalën e prezantimit zv.kryeministrja Koçiu.

Zëvendëskryeministrja Koçiu vlerësoi gjithashtu punën e ministres paraardhëse, prof. Evis Sala, si dhe rezultatet e arritura gjatë drejtimit të saj. Ajo nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave, ndër të cilat reformimi i shërbimit onkologjik dhe ngritja e Institutit të Onkologjisë në QSUT, avancimi i autonomisë spitalore, reformimi i strukturës së shërbimit spitalor dhe atij parësor, si dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e saj, ministrja Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e një institucioni më të hapur dhe më pranë qytetarëve, duke vendosur dëgjimin dhe adresimin e problematikave në qendër të punës së Ministrisë dhe institucioneve shëndetësore.

“Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu.

Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim”, tha ministrja.

Ministrja Spahiu falënderoi stafet e sistemit shëndetësor për punën dhe kontributin e tyre, ndërsa prezantoi vizionin e saj për drejtimin e sektorit dhe vijimin e objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Ajo vendosi theksin te besimi dhe bashkëpunimi brenda sistemit, si bazë për të çuar më tej rezultatet e arritura dhe për të përcaktuar objektiva të qarta, afatshkurtra dhe afatmesme.

“Unë kam 13 vite që e zhvilloj me ju betejën e shëndetësisë. Sfida është e shumëfishtë. Sfida e parë është për besimin dhe këtë mos e harroni, sepse secili nga ne duhet ta ketë këtë si qëllimin kryesor. Dhe unë, të paktën, këtij parimi nuk i ndahem. Dua që ne të shohim përpara dhe objektivat që do t’i vendosim vetes, afatshkurtra dhe afatmesme, të kenë një deadline”, tha Spahiu.

Profili i ministres Klodiana Spahiu

Dr. Klodiana Spahiu është mjeke kardiologe dhe mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Ajo është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997 dhe është specializuar në Kardiologji pranë QSUT-së gjatë viteve 1998–2002.

Ka kryer trajnime të avancuara në kardiologji joinvazive dhe invazive në Itali, si dhe studime pasuniversitare dhe një master profesional në Menaxhim Shëndetësor.

Përvoja e saj profesionale përfshin ushtrimin e profesionit si kardiologe, drejtimin e Spitalit të Durrësit dhe angazhimin në mësimdhënien universitare.

E zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009, ajo ka vijuar aktivitetin parlamentar dhe, në vitin 2025, u emërua Nënkryetare e Kuvendit.

Dr. Klodiana Spahiu sjell në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale një përvojë të gjerë mjekësore, akademike dhe institucionale.

Marrë nga ATSH

Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës…