Rama: Sazani nuk shitet, shteti është partner në investim

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investitorët nuk kanë kërkuar asnjë herë ta blejnë Sazanin, dhe qeveria do të jetë partner në këtë investim.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investitorët nuk kanë kërkuar asnjë herë ta blejnë Sazanin, dhe qeveria do të jetë partner në këtë investim.

Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në “Flasim shqip”, Rama sqaroi edhe çështjen e investimit në Sazan ndërsa theksoi se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kërkesë për blerje. Rama siguroi se “Sazani është tokë shtetërore dhe do të mbetet shtetërore”.

“Por ne e kemi vënë dhe një kufij tjetër, që ne do të jemi partnerë. Ne kemi këmbëngulur të jemi partnerë, pra të ndërtojmë një shoqëri aksionare, ku Republika e Shqipërisë do të jetë aksionere, do të vendosë në dispozicion pronën dhe do të marrë aksione nga kjo ndërmarrje”, shtoi Rama.

Po ashtu Rama tha se “Sazani është në negociata dhe prej vitesh po negociojmë me palën tjetër për si do të ndërtohet bashkëpunimi në Sazan”.

“Sazani nuk është një thesar që ka një kontabilitet. Sazani është një territor i cili është shumë i bukur, por është dhe shumë problematik. Për shembull, Sazani është zonë e minuar, pra në Sazan duhet të bësh çminim dhe ti e di këtë histori, e para. E dyta, dua ta theksoj këtë gjë. Në Sazan nuk ka ujë, në Sazan nuk ka drita dhe kjo nuk e bën Sazanin një aset të padiskutueshëm, sepse është investim edhe ai që duhet bërë”, shtoi Rama.

Po ashtu, Rama theksoi se edhe paraardhësit e tij kanë dashur që të sjellin investitorë në Sazan dhe janë përpjekur që ta kthejnë Sazanin në destinacion turistik.

“Nëse ne realizojmë këtë projekt, Shqipëria fiton një pozicion të ri ndërkombëtar të paimagjinueshëm deri sa kjo të ndodhë, si destinacion turistik, por edhe si horizont investimesh. Në momentin që ne kemi investimin në Sazan dhe në Zvërnec ngremë nivelin e Shqipërisë në këtë kategori njerëzish të interesuar. Për shembull, kërkesat që ne kemi pasur, interesimet që kemi, që kur Jared Kushneri e lançoi Sazanin, janë të paimagjinueshme. Për çfarë? Për hub-e teknologjike, për inteligjencë artificiale, për farmaceutikë e tjera, e tjera. Pra, ky është, kjo është një spill-over efekt që me përmasat që ne sot nuk i konceptojmë dot”, u shpreh Rama.

Ndërkohë lidhur me investimin në Zvërnec, Rama tha se nuk ka një plan ndërtimi dhe nuk është projekt i miratuar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës…