Rama: Taksa 3 % e ndërtimit, pjesë përbërëse e Fondit Kombëtar të Strehimit

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se taksa prej 3% që i vendoset ndërtuesve do të jetë pjesë përbërëse e Fondit Kombëtar të Strehimit.


Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se taksa prej 3% që i vendoset ndërtuesve do të jetë pjesë përbërëse e Fondit Kombëtar të Strehimit.

Gjatë prezantimit të Programit të ri Kombëtar për Strehimin, Rama kujtoi se Shqipëria ka një nga politikat më progresivet në Europë, pasi mbledh 3% taksë për çdo ndërtim.

“Kjo qeveri ju ka vënë atyre që quhen oligarkë taksën më të lartë të ndërtimit që ka rajoni. Nuk ka në rajon taksë ndërtimi. Kur njerëzit shikojnë një kullë, një pallat, duhet të kuptojnë që qeveria që jep leje për ata që ndërtojnë, aty brenda ka futur taksa të cilat nuk i paguan asnjë ndërtues në rajon dhe pjesë e taksave është 3% e të ardhurave nga shitjet e një pallati, shkojnë në fondin e strehimit për ata që nuk blejnë dot në atë pallat”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se “tani është koha ta marrim në dorë këtë gjë ne si qeveri, pushteti vendor përmes instrumenteve që t’i garantojnë të dy palëve sukses”.

Paradoksi tjetër, sipas Ramës është fakti se Himara është bashkia e dytë më e pasur e Shqipërisë në aspektin e të ardhurave, por Himara vetë nuk ka nevojë për strehim.

“Ne mbledhim taksat, ato që i takojnë qeverisë. Himara i mbledh taksat, por Himara nuk ka nevojë për strehim. Nuk ka njerëz të pastrehë në Himarë që presin të ndërtohen banesa sociale. Mirëpo paratë e taksës 3 % janë atje. Kjo nuk ka sens. Ndërkohë që Himara ka nevojë për të tjera gjëra”, tha Rama.

Ndaj sipas tij, “taksa 3% do të jetë pjesë përbërëse e Fondit Kombëtar të Strehimit dhe Fondi kombëtar i strehimit do t’i mbledhë të gjitha dhe bashkitë sipas shkallës së kontributit të tyre”.

“Do të bashkëpunojnë me Fondin Kombëtar, do bashkëpunojnë me Entin e Banesave i cili do kthehet në një kompani publike që jo vetëm do të porosisë, nuk do bëjë tendera siç ka bërë deri më sot, por do bëjë partneritete, do ndërtojë, do nxjerri fitim për shtetin dhe do riinvestojë”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…