Rama: 7 mijë përfitues nga dy pika të programit të strehimit social vetëm në vitin 2027

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, “Rilindja 2.0”, ku theksoi se politika e re e strehimit mbështetet mbi rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, “Rilindja 2.0”, ku theksoi se politika e re e strehimit mbështetet mbi rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit.

Kreu i qeverisë tha se brenda vitit 2027, vetëm nga dy pika të programit të strehimit social, do të jenë 7 000 përfitues.

“Do të pajisim 4 000 çifte të reja me çelës shtëpie. Janë 2 000 kredi me interes zero për çdo apartament nën 60 000 euro. Flasim për apartamente të vogla dhe dua ta theksoj që gjithë këto politika janë ndërtuar mbi një studim të imët të bërë nga grupi i punës për politikat e strehimit sot në Europë dhe jo vetëm në Europë.

Për apartamente të vogla, për të nisur jetën me një çelës në dorë, ne do ta zerojmë kredinë, ndërsa 2 000 kredi të tjera do të jenë me interes vetëm 3% për apartamente mbi 60 000 euro”, vijoi Rama.

“Vijmë tek 3 000 të tjera, mundësi për çelësin, 3 000 çelësa të tjerë me qira të subvencionuar 50%. Sa herë e dëgjojmë që “çfarë të bëj unë, kam mbaruar shkollën, unë punoj, vetëm qiraja më ha gjysmën e asaj që marr’. Atëherë edhe këtu, me prioritet çiftet e reja dhe emigrantët që kthehen me të njëjtat karakteristika të familjes. Platforma kombëtare do të mbulojë në vitin e parë 3 000 çelësa”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se “të gjitha këto janë jo zotime për zgjedhje, po janë piketa të Programit Kombëtar, i cili nga njëra anë do të materializohet përmes Parlamentit me ligjin e ri, reformën tërësore të agjencive që do ta administrojnë këtë program dhe, nga ana tjetër, me gjithë disponimin financiar të nevojshëm për Buxhetin e 2027-s. Së shpejti do të publikohen edhe thirrjet për përgatitjen e kujtdo që është i interesuar për të hyrë në këtë proces”.

“Besoj që 4 000 çelësat e njërit program dhe 3 000 çelësat e programit tjetër bëjnë 7 000 çelësa për vitin 2027. Vetëm për vitin 2027, pa llogaritur gjithë komponentët e tjerë, por vetëm ato të dyja. Ndërkohë, këtu nuk llogarisim kredinë e butë që jepet për mësuesit, punonjësit e Policisë dhe ushtarakët e rinj, që vazhdon”, përfundoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…