Inflacioni sipas standardeve të BE-së, arrin 3,4% në korrik

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 3,4% në korrik 2026, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.


Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 3,4% në korrik 2026, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Rritja vjetore e çmimeve u ndikua më së shumti nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili dha një kontribut prej 1,09 pikë përqindjeje, me një rritje vjetore të çmimeve prej 3,2%.

Pas ushqimeve, ndikimin më të madh e dha grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 0,55 pikë përqindjeje, ndërsa çmimet në këtë kategori u rritën me 8,5% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Grupi “Restorante dhe shërbime akomodimi” kontribuoi me 0,53 pikë përqindjeje, me rritje vjetore të çmimeve prej 3,6%. Ndërkohë, transporti kontribuoi me 0,39 pikë përqindjeje, pasi çmimet u rritën me 4,6%.

Rritje të çmimeve u regjistruan edhe për pijet alkoolike dhe duhanin me 4,5%, shërbimet arsimore me 3,3%, si dhe kujdesin personal, mbrojtjen sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme me 3,5%.

Në ndryshim nga ecuria vjetore, në raport me muajin qershor, çmimet e konsumit në korrik shënuan ulje me 0,1%.

Rënia mujore u ndikua kryesisht nga informacioni dhe komunikimi, ku çmimet ranë me 1,3%, veshjet dhe këpucët me 1,2%, sigurimet dhe shërbimet financiare me 1% dhe ushqimet e pijet joalkoolike me 0,9%.

Në kahun tjetër, rritjen më të madhe mujore e shënoi grupi i transportit, me 2,5%, ndërsa çmimet për qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera u rritën me 1%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni në korrik vijoi të mbështetet kryesisht nga ushqimet dhe shërbimet, ndërsa në terma mujorë çmimet shënuan një lëvizje të lehtë në rënie.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Inflacioni sipas standardeve të BE-së, arrin 3,4% në korrik

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 3,4% në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Inflacioni sipas standardeve të BE-së, arrin 3,4% në korrik

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 3,4% në…